English   |   Kontakt
 
 
 
Karburantet, 25 per qind me shtrenjte
Konfindustria, duke marrë shkak nga mospasqyrimi në tregun shqiptar i rënies së ndjeshme të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare, shpreh shqetësimin e saj dhe kërkon marrjen e masave të menjëhershme dhe afatgjata për rregullimin e gjendjes nga institucionet shtetërore.

Bazuar në analizat krahasimore të çmimeve të tregjeve del, se çmimi i karburanteve në Shqipëri është të paktën 25% më i lartë, sesa duhet të ishte në kushtet e funksionimit të një tregu normal. Analizat e mësipërme kanë mbajtur parasysh se brenda një periudhe pothuajse 3 mujore, çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare ka rënë në më shumë se 100% dhe njëkohësisht edhe vlerësimin e dollarit amerikan ndaj lekut, që nuk e kalon shifrën prej 25% gjatë të njëjtës periudhe. Çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen zinxhir të kostove të të gjitha prodhimeve dhe shërbimeve vendore krahasimisht prodhimeve dhe shërbimeve të huaja, duke ulur më tej aftësinë konkurruese të industrive shqiptare edhe kështu në shkallë të pakënaqshme. Gjithashtu, çmimet e paarsyeshme të larta të karburanteve ndikojnë negativisht në prodhimet bujqësore dhe në mirëqenien e gjithë qytetarëve shqiptare.

Keqfunksionimi i vazhdueshëm i tregut të karburanteve në Shqipëri, në kushtet kur teorikisht kemi të bëjmë me treg të liberalizuar, mund të shpjegohet vetëm me ekzistencën në praktikë të marrëveshjeve të llojit “kartel” ndërmjet operatorëve të fushës. Në kushte të tilla roli i institucioneve shtetërore duhet të jetë vendimtar për të zhdukur pasojat nga gjendja e mësipërme dhe për të parandaluar në afatgjatë rikrijimin e gjendjeve të tilla të pakënaqshme. Konfindustria, në kushtet kur shteti shqiptar me privatizimin e kompanisë publike “Armo” nuk ka më asnjë mjet për të ndërhyrë drejtpërdrejt për të rregulluar çrregullimet e tregut strategjik të karburanteve, kërkon ngritjen sa më shpejt të Entit Kombëtar të Karburanteve. Enti i mësipërm do të duhet të monitoronte në vazhdimësi dhe të ndërhynte për të rregulluar pikërisht çrregullimet subjektive të tregut të karburanteve, sikurse teorikisht bëhet edhe me tregje të tjera strategjike sikundër janë telekomunikacionet dhe energjia.

Shembuj të institucioneve të tilla i gjejmë jo vetëm në vendet e zhvilluara të BE dhe botës, por edhe në vende të rajonit tonë. Ndërtimi i një Enti të tillë është domosdoshmëri sidomos në kushtet e krizës së përgjthshme, që ka përfshirë tregjet ndërkombëtare dhe pas privatizimit të kompanisë publike të tregtimit të karburanteve “Armo”.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara