| |
| |
| "Kredite e keqija" rriten me 30% ne nje vit |
|
Konfindustria, shpreh mbeshtetjen per miratimin ne Kuvendin e Shqiperise te permiresimit te domosdoshem te bazes ligjore per pershpejtimin ne kohe dhe lehtesimin ne procedure te marrjes se garancive pronesore per debitoret e bankave, por njekohesisht ve ne dukje pergjegjesine e sistemit bankar ne keqmenaxhimin e parave te shqiptareve, qartesisht te pasqyruar ne rritjen e shpejte te kredive te pakthyera/â€kredive te keqiaâ€.
Rritja ne masen prej mbi 30% te kredive me probleme ne harkun kohor te 1 viti( qershor 2007-qershor 2008) eshte mjaft shqetesues dhe flet qarte per domosdoshmerine e ndertimit te strategjive dhe marrjes se masave sa me te shpejta ndeshkuese dhe parandaluese jo vetem nga Banka e Shqiperise dhe Qeveria Shqiptare, por edhe gjithe vendimarrja politike pare pasojat e jashtezakonshme te demshme te provuara ne nje kohe jo te larget dhe mjaft te fresket per kujtesen e qytetareve shqiptare.
Konfindustria, mendon se pavaresisht domosdoshmerise se permbushjes se kerkesave te bankave per lejimin ligjor te zbatimit me te shpejte te procedurave te sekuestrimit te pronave te debitoreve, lehtesia e mesiperme nuk eshte e mjaftueshme per te shmangur problematiken e “kredive te keqia†per sigurine e sektorit bankar me pasoja ne zhvillimin ekonomik te qendrueshem te vendit dhe vete qendrueshmerine e sistemit shteteror dhe shoqeror te vendit. Per kete arsye eshte detyre e Bankes se Shqiperise, qe detyrimisht te ushtroje ne menyre te plote te drejtat e saj ligjore me masa te ashpra mbi bankat e nivelit te dyte dhe stafin menaxherial te tyre, ne te gjitha rastet e keqperdorimit te dukshem te parave te shqiptareve te depozituar ne banka. Aq me shume eshte domosdoshmeri nje veprim i tille kur kihet parasysh gjendja e veshtire e tregjeve nderkombetare financiare, pavaresisht se thelbi i problemeve ne sistemin bankar shqiptar per shkak te fenomenit te “kredive te keqia†eshte prodhuar dhe qendron nga brenda sistemit tone. Pasojat, qe mund te vine nga jashte kane vetem ndikim dytesor dhe ne asnje menyre nuk duhet lejuar te sherbejne si justifikim per pergjegjesite e brendshme te keqmenaxhimit bankar.
Miratimi nga Kuvendi i Shqiperise i kerkesave per pershpejtimin e procedurave te marrjes se pasurise pronesore te debitoreve te bankat eshte nje hap i nevojshem, por i pamjaftueshem per te perballur problematiken shqetesuese te sigurimit te qendrueshmerise se sistemit bankar shqiptar ne afatgjate.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|