English   |   Kontakt
 
 
 
Karburantet, me cilesi dhe cmime abuzuese
Konfindustria, shpreh shqetesimin e saj lidhur me problematiken teresore, qe shfaq tregu i karburanteve ne Shqiperi. Pervec crregullimit te plote te cmimit vendor te tregut te karburanteve te ulur ne vetem 35% krahesimisht me kahun zbrites te theksuar te cmimeve ne tregjet nderkombetare, qe tashme i eshte afruar shifres prej 300% ulje ne 4 muaj, tregu i karburanteve ne vend shfaq probleme te renda, qe kane lidhje edhe me cilesine dhe abuzimin ne peshe/vellim te rrjetit te distributoreve ndaj konsumatoreve biznes dhe qytetare.

Tregtimi i karburanteve me cilesi te ulet dhe abuzime ne peshe dhe volum jane pergjegjesi e institucioneve shteterore pergjegjese per kontrollin e tregut. Gjendja e krijuar ne tregun e karburanteve si pasoje edhe e mosveprimit te institucioneve shteterore te kontrollit te tregut, te financuara nga taksapaguesit shqiptare, eshte krejt e papranueshme.

Konfindustria vlereson se abuzimi me cilesine dhe volumin ne shitje te karburanteve eshte tjeter kosto shtese mbi koston e pergjithshme te karburanteve qe qarkullojne ne tregun shqiptar, kosto qe edhe keshtu paraqitet mjaft te renduar, duke patur parasysh mungesen e qarte te elasticitetit te pasqyrimit te uljes se cmimit ne tregjet boterore. Nga ana e saj kosto shtese e karburanteve, qe tregtohen, shkaktuar nga mbivendosja e 3 kostove abuzive te mesiperme: cmim, cilesi dhe volum, rendon tej mase biznesin ne pergjithesi, industrite ne vecanti, sikunder ndikon drejtperdrejt ne mireqenien e qytetareve shqiptare. Duke shtuar ketu edhe demet e renda ne mjedis dhe shendetin e njerezve, qe shkaktojne karburantet me cilesi abuzive per te kuptuar alarmin e gjendjes se krijuar dhe domosdoshmerine e nderhyrjes shteterore.

Cmimet e larta te karburanteve ne Shqiperi ndikojne drejtperdrejt ne rritjen zinxhir te kostove te te gjitha prodhimeve dhe sherbimeve vendore krahesimisht prodhimeve dhe sherbimeve te huaja, duke ulur me tej aftesine konkuruese te bujqesise dhe industrise shqiptare edhe keshtu ne shkalle te pakenaqshme. Pasojat e uljes se konkurueshmerise se mallrave dhe sherbimeve shqiptare krahesimisht atyre te huaja, si pasoje e ndryshimeve ne kostot e karburantit, bazuar ne te dhenat e ardhura prane Konfindustrise, kane filluar te ndihen ne industrine shqiptare dhe do te jene te renda edhe ne prodhimin bujqesor te vitit te ardhshem, duke ulur ndjeshem efektivitetin e ekonomise shqiptare ne pergjithesi. Aq me shume gjendja eshte e rende kur kihet parasysh kriza e tregjeve nderkombetare financiare dhe ekonomise reale dhe kur eshte e qarte, qe ekonomia shqiptare nuk mund te mbese e paprekur.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara