| |
| |
| Shteti te nderhyje institucionalisht ne permiresimin e situates ne tregun e karburanteve |
|
Konfindustria, duke u nisur nga gjendja mjaft e rende ne shume vite e tregut te karburanteve ne vend, kostot e larta shtese te panevojshme ne terma financiare te ketij tregu, duke patur parasysh rendesine strategjike te karburanteve per industrine, zhvillimin e ekonomise kombetare ne afatgjate si dhe drejtperdrejte mireqenien e qytetareve shqiptare, i kerkon vendimarrjes politike nderhyrjen e menjehershme institucionale per ndryshimin sa me te shpejte te gjendjes se tashme krejtesisht te papranueshme.
Per te ndergjegjesuar institucionet shteterore dhe gjithe opinionin publik per domosdoshmerine e nderhyrjes urgjente per rregullimin e tregut te karburanteve, Konfindustria paraqet perfundimet kryesore te vleresimit te pergjithshem per kostot shtese te tregtimit te karburanteve ne Shqiperi bazuar ne te dhenat e ardhura prane saj ne muajt shtator-dhjetor 2008. Ne menyre te permbledhur kemi: 1- Jane 8 tipe Kosto Shtese, qe biznesi dhe qytetaret shqiptare paguajne dhe demtohen padrejtesisht nga keqfunksionimi i tregut te karburanteve. 2- Bazuar ne menyren e vleresimit kostot abuzive te karburanteve ndahen ne: - kosto direkte dhe - kosto indirekte. 3- Kostot e drejtperdrejta shtese te karburanteve per shkak te: - Abuzimit me cilesine jashte standartit te karburanteve te tregtuara, - Abuzimin me vellimin ne shitje ne rrjetin e pikave te distributoreve, - Mospasqyrimin elastik te cmimeve nderkombetare per periudhen shtator – nentor 2009, pa llogaritur koston e demtimeve te makinave/makinerive te biznesit dhe qytetareve nga cilesia teresisht jashte standartit e karburantit te tregtuar, bazuar ne te dhenat e peraferta eshte e nivelit te mbi 120 milion euro/vit.
4- Kostot indirekte shtese te karburanteve te tregtuara ne vend jane: - Kosto shtese e uljes se efektivitetit teresor ekonomik dhe forces konkuruese te prodhimeve&sherbimeve vendore ne raport me prodhimet e huaja, - Kosto Shendetesore, - Kosto Mjedisore, - Kosto Buxhetore per institucionet e fushes, qe nuk kryejne detyren publike: perkatesisht Inspektoriati Qendror Teknik, Drejtoria e Metrologjise dhe Kalibrimit. Kostot e paraqitura me siper mendohet se jane ne shifra prej qindra milion euro dhe kerkojne studime te thelluara dhe komplekse per tu perllogaritur.
Vleresojme se te dhenat e meposhtme ne asnje menyre nuk jane shteruese dhe kerkojne ndermarrjen e studimeve te thelluara te institucioneve shteterore per te nxjerre vleren e plote te demit te pesuar nga keqfunksionimi teresor i tregut te karburanteve. Konfindustria do te paraqesi se shpejti per publikun peshen e seciles kosto te drejtperdrejt ne koston e pergjithshme te demit ekonomik qe ekonomia dhe qytetaret shqiptare pesojne nga keqfunksionimi i tregut te karburanteve te llogaritur perafersisht sebashku me shpjegimet perkatese.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|