English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria paraqet studimin e plote te kostove shtese te tregtimit te karburanteve
Per te ndergjegjesuar institucionet shteterore dhe gjithe opinionin publik per domosdoshmerine e nderhyrjes urgjente per rregullimin e tregut te karburanteve, Konfindustria paraqet perfundimet kryesore te vleresimit te pergjithshem per kostot shtese te tregtimit te karburanteve ne Shqiperi bazuar ne te dhenat e ardhura prane saj ne muajt shtator-dhjetor 2008. Ne menyre te permbledhur kemi:
- Kostot e plota nga abuzimi me CILESINE dhe abuzimi me VELLIMIN/MATJEN arrin te pakten ne 120 milion euro/vit. Vlera e mesiperme shkon ne perfitim te operatoreve te tregut. Vleresojme se kostot e mesiperme jane shprehur ne minimumin e tyre.
- Jane afersisht 30 milion euro te paguara nga konsumatoret per operatoret e karburanteve dhe te ardhura fiskale shtese buxhetore ne periudhen shtator –dhjetor 2008, si pasoje e mungeses se elasticitetit te CMIMEVE te tregut te karburantit ne Shqiperi
- Kosto e pergjithshme e vleresuar vetem ne 3 kostot e pergjithshme perkatese eshte mbi 150 milion euro /vit
- Kostot e plota te tregut abuzues te karburanteve arrijne ne qindra milione euro/vit

Kostot shtese sipas peshes se tyre ne abuzimin e pergjithshem me karburantet:

1- Kosto shtese nga cilesia jashte standartit e karburanteve/vlera minimale abuzimit 20%. Eshte kosto kryesore abuzive, qe qytetaret dhe biznesi e paguajne sistematikisht ne cdo kohe pavaresisht cmimit. Cmimet e larta mbahen pikerisht per te shtuar ne maksimum hapesirat e nevojshme ne vlere financiare per abuzimin me cilesine e karburantit. Cilesia e dobet sigurohet nga perzierjet e karburanteve me nenprodhime te naftes jo te destinuara per karburant dhe teper te demshme per mjedisin per naften D2, shitjen e naftes D2 per D1 etj., perzierjen e benzines me te ashtuquajturen “virgine”/benzine e lehte, etj. perzierje te palejueshme, qe shtojne volumin abuzivisht dhe ul ndjeshem numrin e kilometrave te pershkuara nga mjetet, etj., menyra te denueshme dhe te palejueshme. Pergjegjesi kryesor institucional eshte Inspektoriati Qendror Teknik.

2- Kosto minimale shtese nga levizjet e cmimit ne periudhen 3 mujore shtator-nentor 2008/vlera e mospasqyruar 13%. Verehet ne rastet e uljes se ndjeshme te cmimit te karburantit ne tregjet nderkombetare sic eshte periudha ne fjale. Bazuar ne vleresimin analitik te periudhes shtator – nentor 2008, duke patur parasysh : -vleresimin lek/$ amerikan dhe raportin e cmimit te karburantit ne burse/tregun shqiptar kundrejt fitimit te deklaruar mesatar te sektorit te tregtimit te karburanteve, del se ishte me e larte ne muajin shtator dhe tetor dhe zbriti ne muajin nentor pas mediatizimit te problemit. Tregu i karburanteve tregoi se nuk funksionoi sic duhet duke dhene shenja te qarta te mungeses se konkurrences se nevojshme. Per kete arsye duke patur parasysh rendesine strategjike te karburanteve Konfindustria i kerkoi zyrtarisht Kryeministrit z. Sali Berisha krijimin e Entit Rregullator te Karburanteve si mjeti i vetem publik efikas, qe mund te nderhyje per shmangien e crregullimeve te cmimeve ne treg ne kushtet e mungeses se operatoreve publike pas privatizimit te "Armo"

3- Kosto minimale nga abuzimet ne matje te vellimeve te shitura (5%) ne makinerite e pikave te pakices se rrjetit te distributoreve. Vleresojme se ne masen 70% tashme rrjeti i distributoreve me pakice kontrollohet direkt dhe indirekt nga tregtaret e shumices. Eshte kosto abuzive, qe ne menyre sistematike godet biznesin dhe qytetaret shqiptare, pavaresisht luhatjeve te cmimit boteror te karburanteve. Pergjegjesi kryesor institucional eshte Drejtoria e Meterologjise dhe Kalibrimit.

4- Kosto minimale shtese e makinave/makinerive te demtuara nga cilesia e dobet e karburantit. Vlera e pallogaritur. Eshte kosto mjaft e larte qe ndryshon bazuar ne sektoret te ndryshem te ekonomise. Kerkohet nje studim gjitheperfshires per te zbuluar demin perkates, qe demton industrine dhe qytetaret shqiptare.

5- Kosto minimale shtese e uljes se efektivitetit teresor ekonomik dhe forces konkurruese te prodhimeve&sherbimeve vendore per shkak te kostos shtese se karburanteve. Vlera e pallogaritur. Per shkak se karburanti eshte pjese perberese e kostove te te gjitha prodhimeve dhe sherbimeve rritja relative e tij -ul ne pergjithesi konkurencen e prodhimit industrial e bujqesor te vendit, -rrit rrezikun e falimentimit ne kushtet e tregjeve te hapura, me pasoja teper te demshme ne efektivitetin e ekonomise ne pergjithesi, punesim, mireqenie, etj. Rreziku eshte edhe me i madh ne kushtet e krizes globale financiare dhe ekonomike. Ketu shtohen edhe kostot e investimeve ne mbi 2100 pika te tregtimit me pakice te karburanteve, shumica prej te cilave mbijetojne vetem me menyrat abuzive me standartet e cilesise, abuzimin me matjet, sepse nuk arsyetohen ekonomikisht.

6- Kosto buxhetore per institucionet e fushes, qe nuk kryejne detyren publike (shpenzimet buxhetore per 2 institucionet: Inspektoriati Qendror Teknik, Drejtoria e Metrologjise dhe Kalibrimit). Jane kosto shtese te panevojshme per shkak se nuk kryejne misionin publik per te cilin jane formuar dhe paguhen nga taksapaguesit e vendit.

7- Kosto shendetesore (vlera e pallogaritur). Cilesia e keqe e karburantit shfaqet ne hedhjen ne atmosfere te elementeve kimike mjaft te rrezikshem per shendetin si squfur, Co2, etj. dhe eshte shkaku kryesor ne keqesimin e shendetit te qytetareve, qe shoqerohet me rritjen e shpenzimeve publike dhe individuale te qyetareve shqiptare per sherim. Duhet studim teresor per tu perllogaritur, por mendohet qe vlera financiare e demit te jete mjaft e larte.

8- Kosto medisore ( vlera e pallogaritur). Cilesia e keqe e karburantit shoqeruar me amortizimin e shpejte te makinave dhe makinerive ka ndikim thelbesor ne mjedis, rehabilitimi i te cilave kerkon fonde te medha publike.

Te dhenat e meposhteme ne asnje menyre nuk jane shterruese dhe kerkojne ndermarrjen e studimeve te thelluara te institucioneve shteterore per te nxjerre vleren e plote te demit te pesuar nga keqfunksionimi teresor i tregut te karburanteve.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara