| |
| |
| Hiqet taksa e fluturimit nga Qeveria e Kosoves |
|
Konfindustria pershendet vendimin e fundit te Qeverise Kosovare dhe personalisht te Ministrit te Transporteve te Kosoves Z. Fatmir Limaj per heqjen e “takses se kalimit te kufirit nga ajri†dhe marrjen e masave te tjera shtese per te ulur deri ne 30 euro, koston fiskale te fluturimeve te shkurtera rajonale ku perfituesit kryesore do te jene udhetaret e Shqiperise dhe Kosoves. Vendimi i qeverise kosovare do te hyje ne fuqi prej 1 janarit 2009. Masa e mesiperme vjen pas vendimit te muajit korrik 2008 te Qeverise se Shqiperise per heqjen takses se ngjashme prej 10 euro dhe ne pritje te mases tjeter te saj per heqjen e takses se vizes. Ne shumatoren e pergjithshme lehtesime te tilla te dyanshme bejne plotesisht te mundur, qe bileta vajtje ardhje te fluturimit Tirane–Prishtine te jete ne shifrat 50-70 euro varesisht cmimit te karburantit, pa prekur fitimin e tashem te operatoreve te linjave ajrore. Arritja e nje cmimi te tille do te bente te mundur, qe nje shtrese mjaft e madhe shqiptaresh te lehtesoheshin, duke shtuar shume shfrytezimin e fluturimeve ajrore dhe duke perfituar drejtperdrejt financiarisht dhe kohe.
Heqjen e "takses se kalimit te kufirit nga ajri" perkatesisht nga Shqiperia dhe Kosova ishte nje nga kerkesat, qe u paraqit nga industrialistet shqiptare para perfaqesuesve te larte te Qeverise se Shqiperise dhe Kosoves te pranishem ne Forumin per Nismen e krijimit te Tregut te Hapur Shqiptar dhe Rajonal te organizuar nga Konfindustria ne qershor 2008 ne Tirane, si nje levizje me pasoja te drejtperdrejta per lehtesimin e levizjes se njerezve ne rradhe te pare ne hapesirat mbareshqiptare dhe rajonale.
Konfindustria eshte duke pergatitur dhe do te paraqese gjate vitit 2009 prane institucioneve ekzekutive perkatese te Shqiperise dhe Kosoves nje plan te pergjithshem te masave te prekshme ne shume fusha te rendesishme te ekonomise, arsimit, punes, etj., qe duhen marre ne bashkerendim per te bere te mundur krijimin dhe funksionimin sa me shpejt te Tregut te Hapur Shqiptar 7 milionesh si nje levizje e domosdoshme per mireqenien e shqiptareve dhe integrimin e sukseshem ne BE.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|