| |
| |
| Konfindustria, thirrje qeverise qe te marr masat per bashkimin e tregut |
|
Konfindustria, i kerkon nga Qeverise shqiptar te ndermarre masa te menjehershme dhe te qarta per permiresimin rrenjesor te gjendjes se sotme te funksionimit te sistemit doganor fillimisht ndermjet Shqiperise dhe Kosoves dhe me tej Malit te Zi dhe Maqedonise, duke e pare si domosdoshmeri veprimin e mesiperm ne kushtet e nevojes: - Te shfrytezimit me efektivitetin maksimal te mundshem te rruges Durres-Morine ne ndertim e siper. Eshte urgjente, qe investimet e medha te kryera ne ndertimin e rruges te mos pengohen ne rikthimin e tyre ne sherbim te zhvillimit ekonomik te vendit nga pengesat subjektive te panevojshme proceduriale. - Te krijimit sa me te shpejte te Tregut te Hapur Shqiptar 7 milionesh dhe Rajonal - Te zbatimit te marreveshjeve rajonale CEFTA te Tregtise se Lire dhe procesit te hyrjes te vendeve te rajonit te Ballkanit Perendimor ne BE.
Konfindustria si mase e rendesishme strategjike keshillon te veprohet per ndertimin dhe fillimin sa me shpejt - te doganave te perbashketa pergjate pikave te kufirit tokesor te Shqiperise me vendet e rajonit duke filluar me Kosoven si dhe -permiresimin dhe thjeshtesimin e ndersjellte te legjislacionit doganor. Lehtesimi i procedurave doganore me pasoje te drejtperdrejte ne rritjen e shkembimeve tregtare te ndersjellta eshte domosdoshmeri per Shqiperine, Kosoven dhe rajonin e Ballkanit perendimor sidoms ne kushtet e krizes globale ekonomike dhe financiare.
Kerkesa dhe ideja e mesiperme u hodh ne Forumin e krijimit te Tregut te Hapur Shqiptar dhe Rajonal te organizuar nga Konfindustria ne muajin qershor 2008 dhe qe u mbeshtet plotesisht nga perfaqesuesit e rendesishem te Qeverise Shqiptare dhe Qeverise se Kosoves te pranishem. Konfindustria mendon se eshte e nevojshme, qe nje qendrim i tille bashkpunues dhe vullneti i shprehur publikisht ne Forum duhet te shoqerohet me veprime te qarta per tu zbatuar dhe per te mos mbetur vetem ne leter dhe fjale. Per me shume shembull i qarte i vleres se menyres se mesiperme te menaxhimit te perbashket doganor eshte pervoja e vendeve te Bashkimit Europian ne historikun e marredhenieve ndermjet tyre.
Per sa me siper Konfindustria duke vleresuar njekohesisht edhe kohezgjatjen e detyrueshme te procesit te negociatave 2 paleshe nderqeveritare rajonale, keshillon Qeverine Shqiptare, qe ne bashkpunim me Qeverite e Vendeve te Rajonit, duke filluar me institucionet qeveritare te Kosoves, te filloje sa me shpejt: 1- Te pergatise ndryshimet e nevojshme ne legjislacionin perkates kombetar per sistemin doganor ne kushtet e doganave te perbashketa, 2- Te marrin masat e nevojshme financiare per investimet e nevojshme fizike te ndertimit fizik te doganave te perbashketa sebashku me sistemet e nevojshme teknologjike.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|