English   |   Kontakt
 
 
 
Sektori i industrise po perballet me pasojat e krizes
Konfindustria, vlereson me shqetesim se pasojat e krizes financiare globale kane filluar te ndihen ne ekonomine e vendit dhe kryesisht ne sektoret industriale.
Bazuar ne te dhenat e industrive me te rendesishme te vendit vleresohet se pothuajse te gjithe sektoret e prodhimit dhe te sherbimeve, qe nuk jane pjese e financimeve publike te garantuara, kane dhene shenja te qarta te problematikes ne rritje. Veshtiresite kane filluar te ndjehen ne 6 mujorin e dyte te vitit 2008 dhe jane shprehur ne 2 forma kryesore: -fillimisht ne uljen e nivelit te shitjeve (ne vlere dhe njesi), - me pas ne uljen e prodhimit (ne vlere dhe njesi). Sektoret me te prekur nga pasojat e krizes ne 6 mujorin e dyte te vitit 2008 (ne vlere dhe njesi) vleresohet te jene:
- Industria e prodhimit te mineraleve
- Industria metalurgjike
- Industria e materialeve te ndertimit
- Industria mekanike
- Industria e prodhimit te pijeve alkoolike/birres
- Industria e perpunimit te mishit
Nderkohe vleresohet se qendrueshmeri dhe nje rritje te lehte ka patur ne nivelin e shitjeve industria e miellit dhe nenprodhimeve te tij.

Konfindustria vlereson se rreziku me i madh per industrite shqiptare te prodhimit dhe te sherbimeve paraqitet nga rritja e ndjeshme e konkurences te prodhimeve te vendeve te tjera ne kushtet e luftes per tregje tashme te varferuara rajonale, europiane dhe globale. Konfindustria veren me shqetesim se kostot baze te prodhimeve dhe sherbimeve vendore jane ne rritje, nese do te krahesohen relativisht me kostot e ngjashme te vendeve konkurente te rajonit. Sa me siper verehet sidomos ne kushtet e uljes se thelle te cmimeve te lendeve te para kryesore ne tregjet nderkombetare te pasqyruara mjaft zbehte ne tregjet respektive shqiptare. Gjithashtu, problem shqetesues jane edhe termat e kredidhenies relativisht mjaft te shtrenjta ne tregun bankar shqiptar. Ketu shtohet edhe kahu rrites i shpejte dhe mjaft shqetesues te “kredive te keqia” ne portofolin e pergjithshem te kredive te bankave te nivelit te dyte.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara