| |
| |
| Te krijohet Enti Rregullator per Karburantet |
|
Konfindustria, pas vleresimit edhe te Autoritetit te Konkurrences per problematiken ne tregun e karburanteve dhe sidomos pas vendimit te Keshillit te Ministrave per tregtimin e kufizuar te naftes se standartit D2, i kerkon vendimarrjes politike te ndermarr hapin e domosdoshem te rradhes: krijimin e Entit Rregullator te Karburanteve, si i vetmi mjet rregullator ne duart e shtetit, pas shitjes se kompanise publike te karburanteve “Armoâ€, me ane te se cilit mund te ndikohet ne uljen e pjeses se kostos shtese se karburanteve te krijuara nga mungesa e elasticitetit te çmimeve te tregut vendor ne krahasim me tregjet nderkombetare dhe rajonale si dhe moslejimin e mbartjes se kostos se kufizimit te tregtimit te naftes se standartit D2 ne konsumatoret fundore: qytetar dhe biznese.
Konfindustria i ka kerkuar zyrtarisht Z. Sali Berisha Kryeminister i Shqiperise per marrjen e inisiatives ligjvenes per themelimin dhe funksionimin sa me pare te Entit Rregullator te Karburanteve si nje institucion i veçante i pavarur nga ekzekutivi ose krijimin e nje departamenti te veçante per karburantet prane Entit Rregullator te Energjise, duke kryer dhe permiresimet e nevojshme ligjore. Domosdoshmeria e krijimit te Entit Rregullator te Karburanteve shtohet me teper, nese vleresojme se Keshilli i Ministrave ka percaktuar disa elemente rregullatore te shtetit ne tregtimin e naftes se standartit D2, si mjet zbutes i pasojave te ardhura nga kufizimi i subjekteve tregtuese te karburantit te standartit ne fjale. Nderkohe eshte e keshillueshme, qe nje funksion te tille tashme “de jure†te shtetit mbi tregun e karburanteve duhet ta kryej nje institucion i pavarur nga ekzekutivi, sikurse jane Entet Rregullatore te energjise, ujit e telekomunikacionit ne varesi te drejtperdrejte te Kuvendit te Shqiperise dhe jo institucione qeveritare.
Gjithashtu, Konfindustria perserit kerkesen e saj, qe ekzekutivi te marri masa per te vene ne pune sa me shpejt Inspektoriatin Qendror te Cilesise per te luftuar realisht abuzimin e vazhdueshem me cilesine e karburanteve si menyren kryesore te abuzimit ne tregun e karburanteve me kosto te pallogaritshme prej qindra milion euro per ekonomine kombetare, biznesin dhe qytetaret shqiptare si dhe Drejtorine e Metrologjise per abuzimin e rende me vellimin ne shitje te pikave me pakice te karburanteve.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|