| |
| |
| Rimbursimi ne kohe i TVSH-se vazhdon te mbetet problem serioz per biznesin |
|
Konfindustria, bazuar ne te dhenat e ardhura prane saj nga sektoret te ndryshem industriale te vendit veren me shqetesim, se vazhdojne problemet me rikthimin e pagesave te tatimit mbi taksen e shtuar-TVSH nga institucionet fiskale per bizneset kreditore.
Pavaresisht, se problemi i vonesave te rikthimit te TVSH per bizneset eshte i zgjatur ne kohe dhe megjithe qe ne mase te pergjithshme ka ardhur relativisht duke u zvogeluar, kosto e shkaktuar per bizneset nga shkaku i mesiperm vazhdon te jete i larte. Kjo, pavaresisht zotimeve te herepashershme te institucioneve pergjegjese fiskale dhe qeveritare per ta eleminuar plotesisht nje problem te tille.
Bazuar ne te dhenat e ardhura nga industri te ndryshme shqiptare, qe punojne per eksport, del se kemi afate te shtyrjes ne kohe me muaj te tere te rimbursimit te TVSH dhe njekohesisht procedurat e ndjekura nga institucionet fiskale vazhdojne te jene teper burokratike dhe me hapsira te shumta per subjektivizem dhe korrupsion. Aq me shume nje dukuri e tille eshte demtuese per bizneset ne pergjithesi dhe per industrite ne vecanti kur ndeshemi me pasojat e krizes globale financiare dhe ekonomike, qe kane varferuar me maksimum tregjet nderkombetare dhe kane rritur shume konkurencen ndermjet prodhimeve dhe sherbimeve shqiptare me ato te huaja. Ne kushte te tilla eshte e papranueshme, qe te rendohet pa asnje arsye objektive kosto e prodhimeve dhe sherbimeve vendore, qe me shume perpjekje kane mundur te kene haspira ne tregun vendas dhe per me teper ne tregje te huaja ku konkurenca eshte vecanerisht e forte.
Konfindustria, kerkon nga autoritetet fiskale qendrore te vendit sikunder per marrjen sa me shpejt te e masave te nevojshme proceduriale dhe kontrollin e zbatimit te tyre ne praktike, per rikthimin ne kohen e duhur te TVSH per industrite e vendit, si mase e prekshme dhe e mundshme per biznesin prodhues ne kushtet e krizes globale financiare dhe ekonomike, me pasoja te ndjeshme edhe ne ekonomine shqiptare.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|