| |
| |
| Celulari i 4-t, liberalizim i tregut |
|
Konfindustria, nisur nga domosdoshmeria e permiresimit te funksionimit te tregut te telefonise se levizshme ne vend, keshillon ekzekutivin shqiptar per perzgjedhjen sa me te kujdesshme dhe sa me te shpejte te operatorit te 4 ne Shqiperi.
Konfindustria, pershendet vecanerisht pjesemarrjen e kompanise me kapital publik “Vala†te Poste Telekomunikacioneve te Kosoves (PTK), ne tenderin per operatorin e 4 te telefonise se levizshme ne Shqiperi, duke e vleresuar si nje operator cilesor qe ofron sherbime me kosto ndjeshem me te ulet sesa cka ofrohet tashme ne tregun e ngjashem te Shqiperise dhe njekohesisht me cilesi mjaft te mire. Gjithashtu, Konfindustria e vlereson veprimin e mesiperm te garimit te PTK per te qene e pranishme ne tregun e Shqiperise si levizje strategjike, largpamese dhe mjaft e deshiruar e vendimaarrjes politike te Kosoves drejt krijimit te Tregut te Hapur Mbareshqiptar ne perfitim afatgjate te nxitjes se zhvillimit ekonomik te hapesirave shqiptare. Levizja e mesiperme e vendimarrjes politike te Kosoves eshte e domosdoshme ne kushtet e krizes globale me pasoja te ndjeshme edhe ne ekonomite e Shqiperise, Kosoves dhe vendeve te Ballkanit Perendimor ne proces integrimi ne BE.
Hyrja e operatorit te 4 do te shenoje liberalizimin real te tregut strategjik te telefonise se levizshme ne dobi te uljes se kostove dhe rritjes se cilesise se sherbimit per bizneset dhe qytetaret. Kusht i rendesishem per sa me siper eshte perzgjedhja nga tenderi ne zhvillim e siper te nje kompanie serioze dhe rezultative te fushes, per te shmangur cdo mundesi kompromentuese te konkurences ne te ardhmen dhe pengese per arritjen e qellimit te licensimit te operatorit te 4 te telefonise ne perfitim te ekonomise, biznesit dhe qyetareve shqiptare.
Konfindustria eshte e gatshme, qe nepermjet mbeshtetjes institucionale dhe nxitjes se vendimarrjes politke per kryerjen e permiresimeve ligjore te nevojshme te sektorit, te ndihmoje fituesin e tenderit te licences se 4 te telefonise se levizshme per hyrjen sa me te shpejte ne tregun perkates te industrive shqiptare dhe ne tregun shqiptar ne pergjithesi.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|