English   |   Kontakt
 
 
 
BSH, masa per kufizimin e daljes se valutes
Konfindustria, duke marre shkak pasojat mjaft te renda te shfaqjes se krizes financiare globale me shfaqje te qarta ne rritje ne sistemin bankar te vendeve te Europes Perendimore antare por jo vetem te BE, kerkon nga Banka e Shqiperise dhe nga autoritetet e tjera pergjegjese te shtetit marrjen e masave te jashtezakonshme per kufizimin e tejskashem te mundshem te daljes se valutes nga sistemi bankar shqiptar dhe nga te gjitha burimet e tjera te mundshme joligjore, jashte vendit.

Venia perballe paaftesise masive dhe ne shifra mjaft te medha financiare te vendeve huamarrese te Europes Lindore dhe Julindore per shlyerjen kryesisht te kredive me maturim afatshkurter ndaj bankave te disa prej vendeve te me te zhvilluara te Bashkimit Europian, por jo vetem, rrezikon, qe ne nje kohe jo te larget ti vendosi ne pozita te veshtira bankat huadhenese europiane ne fjale. Nderkohe, nje numer i mjaft i madh i sistemit bankar shqiptar zoterohet plotesisht ose pjeserisht nga bankat, qe rrezikohen si pasoje percimit te te problemeve te qarta te krizes financiare ne vendet e Europes Lindore, Rusise dhe SHBA por edhe me burim te brendshem te vendeve te Europes Perendimore. Pikerisht nderlidhja pronesore e sistemit bankar shqiptar me bankat ne potencialisht ne rrezik te vendeve te Europes Perendimore, mund te sherbeje si shkak me shprehje te pare te dukshme ne: kerkesen per te terhequr drejt bankave meme rezervat valutore ne mase te madhe te bankave bija te tyre ne Shqiperi.

Konfindustria, ne kushte te tilla kerkon qe:
- Banka e Shqiperise te forcoje maksimalisht rregullat dhe kushtet e daljes se valutes aq shume te nevojshme per stabilitetin ekonomik dhe financiar te vendit sidomos ne kushtet e krizes, qe ka perfshire tregjet boterore, nga sistemi bankar shqiptar - jashte kufijve te vendit
- Autoritetet ekzekutive pergjegjese te marrin masa te jashtezakonshme per te mos lejuar daljen e valutes nga bizneset dhe individet ne menyre te paligjshme jashte vendit
- Banka e Shqiperise te vazhdoje te forcoje rregullat dhe te ushtroje kontrolle te vazhdueshme deri ne masa te rrepta ndeshkuese ndaj bankave te nivelit te dyte dhe gjithe sistemit financiar te vendit per permiresimin e domosdoshem te cilesise se portofolit te pergjithshem te kredive, duke i drejtuar vetem ne sektoret e ekonomise dhe industrise, qe japin garanci te qarta se do te jene te qendrueshem ne afatgjate

Konfindustria mendon, se mosmarrja sa me shpejt e masave te mesiperme parandaluese shteterore, mund te coje drejt faktit te kryer te pakesimit te parsyeshem te rezerves valutore, duke demtuar rende jo vetem sistemin bankar deri me sot te qendrueshem te Shqiperise, por do te jete me pasoja te jashtezakonshme per gjithe stabilitetin makroekonomik dhe social ne afatgjate te vendit.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara