| |
| |
| Hapet panairi nderkombetar i teknologjise dhe cilesise 2009 |
|
Konfindustria, njofton se ne daten 29 prill ora 18.00 ne Pallatin e Kongreseve behet ceremonia e hapjes se Panairit Nderkombetar te “Teknologjise&Cilesise 2009â€, duke mbledhur ne Tirane per here te pare ne kete numer industrite me te fuqishme europiane te energjitikes dhe infrastruktures. Prania e kompanive te tilla gjigande si Verbund, Bechetti, Enel, CEZ, Monkada, EVN, CAE, Andrix, etj. se bashku me kontratat e financuara te projekteve energjitike ne Shqiperi te kompanive ne fjale prej me shume se 5 miliard euro e kane shnderruar Panairin e Konfindustrise ne panairin me te madh te industrive energjitike per Rajonin e Ballkanit Perendimor ne vitin 2009. Organizimi i nje panairi te permasave te tilla eshte shenje optimizmi per ekonomine shqiptare dhe ka vlere te vecante, nese vleresojme, se kryhet ne kushtet e krizes globale financiare, mungeses masive te likuiditetit dhe tregjeve te varferuara boterore.
Panairi Nderkombetar i “Teknologjise&Cilesise 2009†eshte ngjarje e jashtezakonshme, nese shikon teknologjine moderne, cilesine e larte te projekteve, efektet e automatikes dhe know how i nivelit te larte, te shpalosura per here te pare ne Shqiperi dhe rajon nga kompanite pjesemarrese, qe perbejne spektakel te vertete jo vetem industrial/teknologjik por edhe me vlera te verteta artistike moderne. Nderkohe, projektet e parashikuara te investimeve ne Shqiperi dhe rajon ne fushen e energjitikes dhe infrastruktures, qe shfaqen ne panair, jane nje mundesi e shkelqyer e kompanive shqiptare per te perfituar si nenkontraktore ne prodhime dhe procese pune te ndryshme te nevojshme per fazat e zbatimit te projekteve. Pikerisht me qellim te perfitimit si nenkontraktore nga financimet e siguruara te projekteve te energjitikes ne Shqiperi ne panair jane te pranishem edhe nje numer i madh kompanish te fushave te ndertimit, te teknologjise se larte, te pajisjeve energjitike, te sherbimeve, etj. nga vendet e rajonit si Italia, Turqia, Kroacia, etj.
Ne panair do te kete gjithashtu edhe shfaqje te plote te teknologjise dhe organizimit te industrive ricikluese nga Austria si nje prej vendeve me ekologjike te Europes, si kusht per zhvillimin e qendrueshem ekonomik te Shqiperise dhe rajonit.
Panairi do te jete i hapur nga datat 29 prill deri ne 2 maj 2009. Gjithashtu, ne daten 1 maj do te zhvillohet Forumi i Konfindustrise 2009 me emertimin “ Shqiperia si Fuqi Energjitikeâ€, me pjesemarrjen e perfaqesuesve me te larte te kompanive me te rendesishme europiane te energjitikes, biznesit shqiptar dhe perfaqesues te larteete politikes, botes akademike/univeristare nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Italia, etj.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|