English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria ne takim me forca politike per te diskutuar PL per Gjykatat Administrative
Njoftojme, se ne daten 9/5/2008 ne mjediset e Hotel Tirana International u zhvillua takimi zyrtar ndermjet z.Ilir Meta, Kryetar i Partise Levizja Socialiste per Integrim/LSI dhe Z. Gjergj Buxhuku, Administrator i Pergjithshem i Konfindustrise gjate te cilit u debatua per rendesine e miratimit sa me te shpejte te PL per Gjykatat Administrative, te vendosur ne kalendarin e punimeve te Kuvendit te Shqiperise ne daten 11 maj 2009.

Konfindustria, me cilesine e institucionit nismetar te domosdoshmerise se krijimit te Gjykatave Administrative, po zhvillon takime me te gjitha forcat politike te vendit duke kerkuar miratimin me konsensus nga te gjitha deputetet te projekt ligjit perkates qe tashme ndodhet per shqyrtim ne séancen e fundit plenare te punimeve te Kuvendit te Shqiperise se legjislatures ne vazhdim ne daten 11 maj 2009.

Z. Gjergj Buxhuku ne emer te Konfindustrise paraqiti perpara perfaqesuesve te larte te LSI domosdoshmerine e krijimit dhe te funksionimit te Gjykatave Administrative per biznesin, punonjesit publike dhe qytetaret shqiptar ne pergjithesi, ndertimin e nje institucioni te munguar per sistemin e drejtesise shqiptare, sikunder dhe shpjegoi per shkallen e pranueshme profesionale te Pl e ligjit te paraqitur per shqyrtim ku jane marre parasysh verejtjet e biznesit dhe te opozites.

Z. Ilir Meta ne emer te LSI tregoi gatishmerine dhe vullnetin e forces politike, qe ai drejton per krijimin sa me te shpejte te Gjykatave Administrative si kusht per krijimin e nje klime biznesi sa me te favorshme ne vend, dhenien e te drejtave te domosdoshme sipas standarteve me te mira nderkombetare per te gjithe punonjesit publike dhe qytetaret shqiptare subjekt i punes se institucionit ne fjale. Gjithashtu z. Meta vuri ne dukje cilesine e projekt ligjit te sjelle per miratim ne Kuvendin e Shqiperise ku rol te te rendesishem kane luajtur dhe perfaqesuesit e LSI ne Komisionin e Ligjeve, sikunder dhe vleresoi mjaft dhe kontributin e eksperteve dhe institucioneve nderkombetare per krijimin e Gjykates Administrative.

Nga perfaqesuesit e larte te LSI dhe Konfindustrise ne takim u rishpreh vullneti per te bashkpunuar ne vazhdimesi per te bere te mundur krijimin e nje sistemi bashkohor institucional dhe ligjor te standarteve te larta si kusht i domosdoshem per zhvillimin e vendit dhe mireqenien e qytetarve shqiptare.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara