English   |   Kontakt
 
 
 
Jo vonesave per krijimin e Tregut Ekonomik te hapur mbareshqiptar
Konfindustria, shpreh shqetesimin e saj se vonesat ne ndertimin e politikave te perbashketa ndermjet Shqiperise dhe Kosoves per krijimin e Tregut Mbarekombetar Shqiptar 7 milionesh do te ulin ndjeshem ne afatgjate efektivitetin ekonomik te investimeve strategjike me vlere te larte, sikurse eshte rruga Durres-Kukes dhe investimet ne rrjetet energjitike te te dy vendeve. Ne kete kuptim Konfindustria, i kerkon vendimarrjes politike ne Shqiperi dhe Kosove, qe sa me shpejt te merret nisma per krijimin e nje Keshilli te Perbashket i Nivelit te Larte, per te bere te mundur hartimin e politikave te nevojshme per ndertimin e Tregut Ekonomik Shqiptar te hapur dhe per vendet e tjera te rajonit, sipas pervojes se BE.

Konfindustria, e quan kohe te humbur me pasoja te renda per zhvillimin ekonomik te qendrueshem te Shqiperise dhe Kosoves dhe mireqenies se shqiptareve, vonesat e krijimit te legjislacionit te nevojshem per ndertimin e Tregut Ekonomik te Hapur Mbareshqiptar, si mundesia me e madhe per te bere te mundur terheqjen e investimeve te medha strategjike te huaja, fuqizimin ekonomik/industrial te domosdoshem dhe rritjen e mireqenies se shqiptareve.

Konfindustria, duke perfituar edhe nga afrimi i zgjedhjeve te pergjithshme te qershorit ne Shqiperi kerkon nga vendimarrja politike e te gjitha ngjyrave te kene si qellim paresor ne programet e tyre zgjedhore dhe me pas ne zbatim, pikerisht pergatitjen e politikave te perbashketa financiare, fiskale, ekonomike, te tregut te punes, etj., ndermjet Shqiperise dhe Kosoves, me qellim qe te ndertohet dhe te funksionoj ne nje kohe sa me te shpejte tregu i hapur ekonomik mbareshqiptar. Me keqardhje vihet re se nderkohe qe investimet ne infrastrukture rrugore, portuale dhe energjitike po ecin me hapa te shpejte, ndertimi i politikave per krijimin e legjislacionit te duhur per krijimin e tregut te perbashket shqiptar eshte mjaft i ngadalte. Perjashtim ben sektori i energjitikes ne te cilin eshte perparuar ne menyre te kenaqshme ne harmonizimin e sistemit energjitik te Kosoves dhe Shqiperise me perfitim te ndjeshem te dyanshem...
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara