English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon heqjen e TVSH-se per makinerite
Konfindustria, i kerkon Qeverise shqiptare, qe ne nje kohe sa me te shpejte pavaresisht fushates zgjedhore te marr vendimin per heqjen e TVSH (tatimit mbi vleren e shtuar) ose te pakten shtyrjen kohore te pageses per nje afat 3 vjeçar, per zerin “makineri dhe pajisje”, qe i sherbejne veprimtarise prodhuese. Njekohesisht, duke marre shkak nga fushata zgjedhore 2009, Konfindustria i kerkon gjithe forcave politike te vendit marrjen parasysh dhe perfshirjen e kerkeses se heqjes se TVSH per makineri dhe pajisje ne programet zgjedhore si nje shembull i vullnetit per te dhene zgjidhje te prekshme afatgjata per mbrojtjen dhe nxitjen e prodhimit vendor shqiptar.

Te dhenat, qe vijne prane Konfindustrise nga industrite e rendesishme te vendit/antare te saj tregojne, se sidomos duke filluar nga fillimi i vitit 2009 jane shtuar ndjeshem veshtiresite financiare te tyre per pagesat per TVSH per zerin “makineri dhe pajisje” te blera para fillimit te krizes boterore. Duke shtuar dhe problemet e likuiditetit qe industrite shqiptare po ndeshin si pasoje edhe e veshtiresive per kreditim nga sektori bankar, Konfindustria vlereson, se pavaresisht fushates zgjedhore qeveria shqiptare duhet te vleresoj me kujdes problemin e pageses se TVSH se makinerive dhe pajisjeve, duke kerkuar si nje mase e domosdoshme dhe e shpejte shtyrjen te pakten per nje afat 3 vjecar te pageses.

Konfindustria vlereson se rreziku me i madh i shfaqjes se krizes boterore per ekonomine shqiptare ne nje periudhe afatmesme do te ishte ulja e konkurrences se mallrave dhe sherbimeve vendore krahesimisht atyre te vendeve konkurente tona, çka nese nuk merren masa te gjithanshme do te ishte me pasoja te pallogaritshme, qe mund te sillte humbje te thella deri falimentim te industrise vendore. Heqja e TVSH per makinerite dhe pajisjet ne sherbim te nxitjes se prodhimit te mallrave dhe sherbimeve vendore eshte domosdoshmeri nese vleresohet shkalla e ulet e konkurrueshmerise se industrive vendore krahesimisht te vendeve te tjera aq me shume ne kushtet e tregjeve te varferuara rajonale e boterore kur lufta per tregje eshte me e ashper se asnjehere tjeter.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara