| |
| |
| Thellohet ndjeshem defiçiti tregtar ne 6 mujorin e pare te vitit 2009. |
|
Konfindustria, shpreh shqetesimin e saj per thellimin e ndjeshem te defiçitit tregtar ne 6 mujorin e pare te vitit 2009 ne krahasim me te njejten periudhe te vitit paraardhes. Te dhenat e mesiperme tregojne se gjysma e dyte e vitit financiar ne vazhdim pritet te jete e veshtire per ekonomine shqiptare dhe me pasoja te forta kryesisht ne prodhimin industrial te vendit dhe mireqenien e qytetareve shqiptar. Proçesi zgjedhor ka ndikuar mjaft ne uljen e efektivitetit te punes se institucioneve publike dhe eshte nje nga shkaqet qe ka çuar ne keto te dhena te pakenaqshme.
Shqetesimi behet me i kuptueshem, nese vleresojme se rritja e defiçitit tregtar perkon me renien e ndjeshme te çmimeve te lendeve te para si karburantet, dritherat, hekuri, etj., ne tregjet nderkombetare si dhe uljen e ndjeshme te importeve te energjise elektrike si pasoje e gjendjes se mire te burimeve ujore te sistemit energjitik. Nese do te shtojme ketu edhe renien e ndjeshme te kerkeses se brendshme ne disa sektor te rendesishem si psh sektori i ndertimit del si konkluzion se perballemi me nje gjendje te veshtire te prodhimit te brendshem dhe te ekonomise shqiptare ne pergjithsi. Vleresohet se proçesi zgjedhor 2009 ka ndikuar mjaft ne uljen e efektivitetit te punes se institucioneve publike dhe eshte nje nga shkaqet shtese, qe ka renduar paraqitjen dhe gjendjen e ekonomise shqiptare ne 6 mujorin e pare te vitit financiar ne vazhdim.
Duke u nisur nga gjendja ekonomike e pakenaqshme e mesiperme kerkojme nga Qeveria dhe insitucionet shqiptare ne pergjithsi, qe sa me shpejt te vleresojne ne thelb marrjen e masave te duhura per tu perballur me pasojat e krizes nderkombetare, qe kane kohe qe kane prekur ekonomine shqiptare. Ne kete kuptim duhet, qe te merren te gjitha masat e nevojshme te kerkuara me kohe dhe te perseritura vazhdimisht nga Konfindustria per te mbeshtetur me te gjitha menyrat prodhimin vendor si mjetin e vetem, qe do te mund te sherbej ne afatgjate si mbeshtetese e daljes se ekonomise shqiptare nga kriza dhe do te siguroj zhvillimin ekonomik te qendrueshem te vendit.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|