| |
| |
| Qeveria te vendos sistem te njejte reciprociteti te pajisjes me viza per qytetaret e vendeve te BE, deri ne heqjen perfundimtare te dyanshme. |
|
Konfindustria i kerkon Qeverise shqiptare dhe vendimarrjes politike ne pergjithesi, qe ne nje kohe sa me te shpejte, krahas me vazhdimin e punes per plotesimin e te gjithave kushteve te kerkuara nga Bashkimi Europian per liberalizimin e levizjes se qytetareve shqiptar ne hapesiren Shengen, njekohesisht te konsideroj vendosjen e sistemit te njejte te reciprocitetit te pajisjes me viza per qytetaret e vendeve te BE, deri ne heqjen perfundimtare te dyanshme. Nga sistemi i siperpermendur te bejne perjashtim qytetaret e vendeve te Bashkimit Europian me kombesi shqiptare.
Konfindustria, detyrohet te paraqes kerkesen e mesiperme nisur nga shqetesimet e vazhdueshme te industrive vendore per veshtiresite ne pajisjen me viza udhetimi per arsye pune te personelit te tyre per ne vendet e Bashkimit Europian, qe kane shkaktuar mjaft probleme dhe kosto shtese dhe kur dihet se shkembimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zene mbi 80% te totalit te tregtise se Shqiperise. Arsye tjeter ne paraqitjen e kerkeses se vendosjes se reciprocitetit te sistemit te vizave me vendet e Bashkimit Europian eshte edhe vendimi i korrikut 2009 te Brukselit per te lene ne rradhen e fundit Shqiperine krahesimisht vendeve te tjera te Ballkanit Perendimor per levizjen e lire ne hapesiren Shengen. Konfindustria, ne kerkesen e saj per vendosjen e reciprocitetit te sistemit te vizave Shqiperi-Bashkimi Europian ka parasysh edhe pervojen e ndjekur nga vende te tjera te rajonit, qe sot jane anetare me te drejta te plota te Bashkimit Europian.
Konfindustria eshte e bindur se nje levizje e tille nga ana e Qeverise Shqiptare do te sherbej per pershpejtimin e plotesimit nga ana e Shqiperise te kushteve te nevojshme te kerkuara nga Brukseli, do te jete shtyse ne perafrimin e kohes se levizjes se lire te perbashket si dhe njekohesisht eshte veprimi i duhur per hyrjen me dinjitet te vendit dhe qytetareve shqiptar ne Bashkimin Europian.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|