English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria ne bashkepunim me KEK organizojne Forumin" Kosova-nje mundesi energjetike"
Njoftojme se ne daten 11 shtator 2009 u nenshkrua marreveshja e bashkepunimit ndermjet Konfindustrise dhe Korporates Energjetike te Kosoves/KEK per organizimin e Forumit Nderkombetar "Kosova-nje mundesi energjetike", qe do te zhvillohet ne Prishtine ne datat 5-6 tetor 2009. Kjo marreveshje u nenshkrua ndermjet Administratorit te Pergjithshem te Konfindustrise Z. Gjergj Buxhuku dhe Drejtorit Menaxhues te KEK Z. Arben Gjukaj.
Ngjarja e mesiperme, do te jete nje nga ngjarjet e rendesishme te llojit te tij ne rajonin e Europes Juglindore dhe i pari i zhvilluar ne Kosove. Ne Forum do te marrin pjese kompanite private dhe publike me te rendesishme europiane dhe boterore te prodhimit, rrjeteve te transmetimit, menaxhimit dhe teknologji te energjise elektrike. Gjithashtu do te marrin pjese ministra te energjetikes, ekonomise dhe financave nga vendet e Ballkanit Perendimor si dhe perfaqesues te institucioneve te rendesishme financiare dhe bankare nderkombetare si KFW, Banka Boterore, FMN, etj.

Forumi synon te shpalos perpara investitoreve te rendesishem mundesite e shumta natyrore te Kosoves dhe njekohesisht projektet konkrete per prodhimin e energjise elektrike jo vetem nepermjet fosileve te ngurta/linjitin rezervat e te cilit jane te rendesise nderkombetare, por njekohesisht dhe nepermjet burimeve te ujit, eres, etj. Do te paraqiten gjithashtu edhe projektet ne zbatim dhe te parashikuara per te filluar se shpejti, qe tregojne vullnetin e plote te Qeverise se Kosoves per perfshirjen dhe shfrytezimin sa me te mire dhe ne dobi te te gjitheve, te rrjetit energjetik te Kosoves ne sistemet rajonale dhe europiane, duke perfituar nga pozita gjeografike strategjike e Kosoves. Vend te rendesishem ne Forum do te kete paraqitja e reformave te rendesishme institucionale dhe ligjore te kryera nga Qeveria e Kosoves e domosdoshme per zbatimin e projekteve energjetike dhe terheqjen e investitoreve te huaj dhe financimeve nderkombetare.

Ministria e Energjise dhe Minierave te Kosoves ka shprehur mbeshtetjen e plote te saj per nismen e Konfindustrise per zhvillimin e Forumit Nderkombetar te Energjise qe do te zhvillohet ne Prishtine ne datat 5-6 tetor 2009.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara