English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria: Kujdes me skemen e TVSH
Konfindustria, duke mbeshtetur ne parim nismen e ekzekutivit per shtrirjen e pageses se TVSH-se (tatimi mbi vleren e shtuar) ne te ashtuquajturin biznes i vogel kerkon, qe nje mase e tille te mos shikohet vetem si nje menyre per te shtuar te ardhurat ne buxhet, por mbi te gjitha te vleresohet si domosdoshmeri per te luftuar evazionin fiskal masiv te sotem dhe konkurrencen e padrejte ndermjet bizneseve.

Konfindustria kerkon ne menyre te veçante nga vendimarrja politike, qe te shikoj me perparesi ne menyre te veçante, ceshtjen e rimbursimit te TVSH-se per prodhimet bujqesore dhe blegtorale. Eshte fakt qe skema e vendosur perpara 1 viti kur lejohet rimbursimi ne masen prej 6% e prodhimeve bujqesore dhe blegtorale ka deshtuar. Nga shuma e perllogaritur ne buxhet prej afer 50 milion $ per rimbursimin e TVSH-se me skemen ne fuqi per prodhimet bujqesore dhe blegtorale nuk eshte perdorur pothuaj asgje. Kjo do te thote, qe fermeret shqiptar te ngarkohen me kosto shtese krejtesisht te paarsyeshme dhe qe godet ne menyre te rende aftesine konkurruese te tyre edhe keshtu mjaft te ulet ne raport me prodhimet e importit.

Konfindustria, kerkon nga ekzekutivi shqiptar njekohesisht, qe me rastin e shtrirjes se TVSH-se te rivleresoj rimbursimin edhe per zera te ndryshem te shpenzimeve te bizneseve ne pergjithesi, qe sot nuk rimbursohen dhe kalojne si kosto shtese e drejtperdrejte ne menyre te paarsyeshme dhe ne kundershtim me pervojen e vendeve konkurrente tona ne BE dhe jashte saj.

Konfindustria ka me shume se 2 vjet, qe ka kerkuar zyrtarisht Qeverise shqiptare shtrirjen e TVSH-se ne te gjithe kategorite e biznesit se bashku me vendosjen e kasave fiskale, si nje mase e domosdoshme per te luftuar evazionin fiskal, qe mbi te gjitha eshte goditje ndaj industrive dhe prodhimit vendor.

Duke qene te bindur se nje mase e tille eshte e domosdoshme dhe do te prodhoj vlera pozitive per ekonomine, biznesin, qytetaret dhe te ardhurat e buxhetit te shtetit, Konfindustria kerkon, qe te filloj sa me shpejt zbatimi i saj.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara