English   |   Kontakt
 
 
 
Ulja e normes baze te interesit, e vonuar
Konfindustria, mbeshtet ne parim vendimin e Bankes Qendore per uljen e normes baze te interesit me 0.5% per te kaluar ne 5.25%, megjithese e vlereson krahasimisht te vonuar ne kohe.

Konfindustria kerkon marrjen e veprimeve shoqeruese te nevojshme, me qellim qe te kemi percjellje te rrjedhojave te vendimit ne lehtesimin e prekshem te kredidhenies per biznesin dhe qytetaret. Njekohesisht Banka e Shqiperise, por edhe institucionet shteterore financiare duhet ti kushtojne rendesi paresore edhe shmangies te rrjedhojave negative, qe mund te vijne nga vendimi per uljen e normes baze te interesit. Permendim, si pasoja te demshme te mundshme:
1– Zhvleftesimin e metejshem te monedhes kombetare nga veprimet spekulative me motiv psikologjik ne tregun e parase si dhe nga nderhyrjet e gabuara dhe te panevojshme te politikes ndaj vleres se monedhes kombetare. Bazuar ne te dhenat zyrtare leku eshte zhvleftesuar ne mbi 13 %.
2- Keqesimin e metejshem te cilesise se portofolit te kredive, qe edhe ne kushtet e tashme ku mbi 16 % zene kredite e keqija, eshte rrezik i prekshem per stabilitetin e sistemit bankar ne vend. Domosdoshmeri mbetet permiresimi urgjent i cilesise se menaxhimit nga bankat e nivelit te dyte, deri me sot ne shkalle te ulet dhe te papranueshme.

Konfindustria vlereson, se shenjat e permiresimit te ekonomise boterore dhe qendrueshmeria relative e sistemit bankar dhe ekonomise shqiptare, perligjin ne thelb uljen e normes baze te interesit.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara