| |
| |
| Konfindustria, te permiresohet sistemi i referencave doganore |
|
Konfindustria njofton, se ka i kerkuar zyrtarisht Kryeministrit z. Sali Berisha dhe Ministrise se Financave per te nderhyre ne kohe sa me te shpejte per te permiresuar gjendjen e rende te krijuar per industrite shqiptare nga sistemi i referencave doganore te zerit “prodhim i gatshem†te importit, shume prej te cilave jane mjaft me te ulta sesa vlerat e tregut nderkombetar.
Gjendja eshte bere edhe me teper shqetesuese, kur pas ndryshimeve te fundit te kryera ne muajt gush-shtator 2009 nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave nderkohe, qe kemi rritje te konsiderueshme referencave doganore te lendeve te para te importit, per mjaft prodhime te mbaruara te te njejtit tip cmimet kane mbetur pa ndryshuar duke qene ne nivele ndjeshem te ulta krahesimisht cmimeve nderkombetare. Bazuar ne te dhenat zyrtare ende pothuaj 30% e cdoganimeve ne Shqiperi behen sipas referencave te paravendosura.
Konfindustria thekson, se nje ngushtim i tille i ndjeshem ne ndryshimin ne vlere te lendeve te para me prodhimin e gatshem ka vene ne veshtiresi serioze me pasoja deri ne falimentim te plote industrite dhe prodhimin vendor shqiptar, duke ulur ne shkalle te papranueshme konkurencen ne favor prodhimeve te huaja. Jane prekur sidomos industria mekanike, industria e perpunimit te mishit, industria e prodhimit te duraluminit, industria e prodhimit te pijeve joalkoolike, industria e prodhimit te birres, etj. Gjendja behet edhe me shqetesuese, nese do te mbajme parasysh pasojat e krizes globale, qe ka perfshire edhe ekonomine shqiptare me shfaqjen me te qarte goditjen para se gjithash te prodhimeve vendore.
Konfindustria, ne kerkesen e saj drejtuar institucioneve shteterore ka paraqitur edhe propozimet e saj konkrete per ndryshim te referencave doganore te prodhimeve te gatshme, qe i perkasin:- Industrise se mekanike dhe perpunimit te hekurit dhe - Industrise se perpunimit te mishit dhe do te vazhdoje per industrite e tjera vendore te prekura.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|