| |
| |
| Konfindustria parashikon parashikon prirje renese te zhvillimit ekonomik te vendit |
|
Konfindustria, bazuar ne te dhenat e deritashme te sjella prane saj nga industrite kryesore te vendit dhe nga te dhenat e pergjithshme makroekonomike per 9 mujorin e vitit 2009, parashikon prirje renese te zhvillimit ekonomik te vendit dhe Prodhimit te Pergjithshem (PPB) per periudhen e mbetur 2009, nese do te marrim si te njejta treguesit kryesore ekonomike te te njejtes periudhe te vitit 2008. Shfaqjet me te prekshme te parashikimit te mesiperm do te jene: - Renie te nivelit te shitjeve, -Mungesa te likuiditetit dhe - Renia e fuqise konkuruese te prodhimit vendor ndaj mallrave&sherbimeve te importit.
Industrite kryesore te vendit jane ndeshur me probleme te renie te treguesve “te shitjeve†dhe mungese “likuiditeti†gjate periudhes se 6 mujorit te pare te vitit financiar 2009. Gjate muajve korrik dhe gusht kryesisht si pasoje e sezonit turistik ka patur permiresim te treguesve te mesiperm per industrine ushqimore ne pergjithesi dhe vecanerisht: - industria e prodhimit te vezeve, -industrite e prodhimit te pijeve joalkoolike, - industrise se birres, - te perpunimit te mishit, - industria e perpunimit te miellit. Industrite e renda dhe vecanerisht: - industria mekanike, -industria e perpunimit te metaleve, -industria metalurgjike,- industria e prodhimit te tullave, -industria e prodhimit te letres ka vazhduar te njejten problematike shqetesuese pa nderpreje gjate gjithe periudhes 9 mujore.
Duhet mbajtur parasysh, se mungesa e ndjeshme e likuiditetit per mjaft industri ne periudhen ne fjale, ndodh ne kushtet e nje deficiti buxhetor, mjaft here me e larte sesa ne te njejten periudhe te vitit pararendes, si pasoje e shpenzimeve publike te rritura te kryra gjate vitit zgjedhor. Kjo do te thote, se pjesa e mbetur e vitit 2009 si pasoje e shpenzimeve publike tashme te kryera ne shumice derrmuese ne gjysmen e pare te vitit dhe domosdoshmeria per te ruajtur deficitin buxhetor te parashikuar, do te rendojne me tej shtimin e mases se kerkeses te pambuluar per likuiditet te ekonomise dhe industrive shqiptare ne pergjithesi.
Konfindustria, i kerkon Qeverise Shqiptare dhe gjithe vendimarrjes politike ne pergjithesi, qe te vleresoje, te ndertoje dhe te zbatoje sa me shpejt nje pakete masash te domosdoshme, qe duhen marre per tu perballur me zhvillimet ne ekonomine shqiptare, qe ne thelb duhet te synojne: -mbeshtetjen e prodhimit vendor dhe - uljen e sasise se parave, qe pa arsye vazhdojne te largohen ne menyre shqetesuese nga tregu shqiptar.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|