| |
| |
| Te behet kujdes me ligjin "Anti Mafia"! |
|
Konfindustria njofton, se i ka kerkuar zyrtarisht Kuvendit te Shqiperise dhe Kryeministrit Z. Sali Berisha, shtyrjen ne kohe te miratimit te ligjit te ashtuquajtur “Anti mafiaâ€, duke shprehur nevojen e ndryshimeve në përmbajtje dhe kryerjen me pare te nje amnistie te gjere fiskale per shqiptaret. Zbatimi i ligjit ne gjendjen e tashme institucionale, ekonomike te Shqiperise, rrezikon te kete pasoja te renda në -uljen e të hyrave financiare nga emigrantët, -largim të kapitaleve nga vendi dhe sistemi bankar, -ngadalesim te nismave investuese aq shumë të nevojshme për zhvillimin ekonomik afatgjatë dhe përballjes me pasojat e krizës globale financiare. Konfindustria parimisht perkrah qellimin e mire te sjelljes se PL, por mendon, se zbatimi i një ligji të tillë në Shqiperi, ne nje mjedis institucional dhe një realitet ekonomik, që ndryshon krejtësisht nga vendet e BE, mund të sjell pasoja krejtësisht të kundërta. Me termin ‘nivel i pajustifikuar ekonomik’ ne PL mund të shkohet deri aty sa të vihet në dyshim pasuria e nje numri prej me shume se 1.5 milion qytetarësh shqiptarë, që kane jetuar emigracion prej pothuaj 20 vjetësh dhe që në shumë raste kanë punuar dhe mund të punojnë per arsye te padeshirueshme nga askush ne te "të zezë". Vetem ne Greqi ende sot ka me shume se 320 mije puntore shqiptare te paligjeruar. Bazuar ne PL e “Anti mafia-sâ€, arrijmë në përfundimin se të ardhurat e siguruara në kushtet e mësipërme te punes do të klasifikoheshin ‘të paarsyetuara’, me tej mund të emërtohen edhe si ‘të siguruara në mënyrë kriminale’ dhe si rrjedhim duhet të konfiskohen nga shteti. Gjithashtu ne PL barra e provës per pasurite e “pajustifikuara’ kalon për t’u provuar nga subjektet e akuzuara qytetare/biznes dhe jo nga organi i akuzës.
Konfindustria, bazuar ne arsyetimin e mesiperm, kerkoi zyrtarisht nga vendimarrja politike si me poshte: 1- Shtyrjen ne kohe te miratimit nga Kuvendi i Shqiperise te Pl te ashtuquajtur te “Antimafia-sâ€, 2- Vendosjen e PL te “Antimafia-s†brenda nje strategjie veprimesh ligjore dhe institucional te domosdoshme per tu kryer perpara hyrjes ne fuqi te tij. Veprimi i pare eshte kryerja e nje amnistie fiskale te gjere per qytetaret dhe bizneset, 3- Hapjen e bashkebisedimit me opoziten pare ndjeshmerine e Pl ne fjale, pasojat afatgjata dhe te thella si dhe sigurine e zbatimit te tij ne vazhdimesi. Per me shume, kur sipas disa vleresimeve kushtetuese miratimi i nje PL te tille, qe prek drejtperdrejt Kodin e Procedures Penale, duhet te kryhet me shumice te cilesuar votash ne Kuvend, 4- Hapjen e bashkebisedimit per PL me grupet e interesit/biznesin me qellim kryerjen e procesit rivleresues te pasojave te zbatimit te PL veshtruar ne kendveshtrimin ekonomik afatgjate te Shqiperise dhe procesin e integrimit ne BE.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|