| |
| |
| Konfindustria propozimet per permiresimin e skemes se perfshirjes se TVSH te biznesit. |
|
Konfindustria njofton, se i ka paraqitur zyrtarisht Z. Dritan Prifti me cilesine e Kryetarit te Keshillit Konsultativ te Biznesit (KKB) ne mbledhjen e dates 4/12/2009, kerkesen per te ndryshuar Pligjin e perfshirjes ne skemen e Tatimin e Vleres se Shtuar(TVSH) te biznesit te paraqitur nga Ministria e Financave. Njekohesisht, Konfindustria ka paraqitur prane KKB dhe variantin e saj me propozimet per permiresim te skemes se perfshirjes ne TVSH te biznesit.
Konfindustria, ne kerkesen dhe variantin e saj paraqitur prane ekzekutivit shqiptar ka patur parasysh: - realitetin fiskal te vendit ku evazionit me ligj i krijohen mundesite per te perfituar pikerisht nga shkeputja e zinxhirit te transaksioneve tregtare si pasoje e pragjeve te xhiros vjetore per perfshirjen ne TVSH, - aftesite e pamjaftueshme administrative te institucioneve te fiskut, - pervojen e perditshme te industrive me te rendesishme te vendit, qe ndeshen me probleme te konkurences se padrejte pikerisht si pasoje e evazionit fiskal dhe si rrjedhim i rrezistences se te ashtuquajturve “biznes i vogel†per leshimin e faturave fiskale me qellim moskalimin e pragjeve te xhiros, - perputhjen e skemes se TVSH me detyrimin e vendosjes se pajisjeve fiskale. Konfindustria ne thelbin e kerkeses se saj ka kerkuar, qe perfshirja ne skemen e TVSH te mos vazhdoje te behet bazuar ne pragun e xhiron vjetore, sikurse perseri kerkohet ne Pl e paraqitur nga Qeveria shqiptare, por te jete e detyrueshme per te gjithe subjektet ku do te vendosen “kasa fiskale†dhe ku perjashtim mund te bejne vetem kategoria e biznesit te “tregtareve ambulanteâ€.
Konfindustria arsyeton se ulja e pragut te perfshirjes se bizneseve ne skemen e pageses se TVSH nga 8 milion ne 5 milion leke nuk mund te arrije qellimin e mire te uljes se evazionit fiskal. Eshte mjaft e mundur, qe nga ana e bizneseve te vogla te kemi trysni te shtuar per te ulur shkalle e deklarimeve nen pragun e ri prej 5 milion lekesh/vit duke shtuar ndjeshem evazionin fiskal. Te dhenat e deritashme, qe vine prane Konfindustrise tregojne, se eshte rritur shkalla e veshtiresise ne leshimin e faturave fiskale nga bizneset e vogla, qe kerkojne te qendrojne nen pragun e ri te shpallur prej 5 milion lek/vit, shoqeruar dhe me vetmbyllje ose falimentin te sforcuar te mjaft subjekteve me qellim vazhdimin e punes si subjekte te reja te pakontrolluara me pare nga institucionet fiskale. Dukuria ne fjale tregon, se ende pa hyre ne fuqi varianti i ri i propozuar nga Qeveria Shqiptare kemi shtim te trysnise per evasion fiskal nga biznesi i vogel, qe ne menyre te detyrueshme do te shfaqet ne te gjithe hallkat e siperme te sistemit tregtar shqiptar.
Konfindustria me verejtjet dhe propozimin e saj profesional, shpreh vullnetin e saj per bashkpunim institucional per permiresimin e thelle dhe te qendrueshem te sistemit fiskal te vendit.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|