| |
| |
| Konfindustria kunder vendimit te ERE |
|
Konfindustria, duke vleresuar para se gjithash si te domosdoshme garancine e sigurimit te energjise elektrike per industrite e vendit, njekohesisht shpreh kundershtimin e saj ne lidhje me rritjen e çmimit te energjise per vitin 2010 me 13% te percaktuar nga ERE me kerkesen e OSSH/CEZ.
Konfindustria vlereson, se perpara vendimit per rritjen e cmimit te energjise elektrike ishte e domosdoshme te arsyetohet publikisht nga ERE, sesi eshte e mundur te kerkohet rritje e çmimit te energjise elektrike ne kushtet kur:- çmimi i energjise elektrike eshte ne ulje ne tregjet nderkombetare si pasoje e uljes se ndjeshme te çmimit te karburanteve te ndodhur ne vitet e fundit, - te gjendjes mjaft te mire prej disa vitesh rradhazi perfshi edhe vitin 2009 te prodhimit te brendshem energjitik dhe – te ecurise se nivelit te cmimeve te energjise elektrike te pakten ne vendet e rajonit ne vitet 2008, 2009 dhe per vitin 2010. Gjithashtu, ERE duhet te beje te ditur ne menyre te tejdukshme, nese ka kushtezime ligjore ne marreveshjen per privatizimin e OSSH nga shteti shqiptar, qe drejtperdejt ose terthorazi lidhen me rritjen e cmimit te energjise elektrike.
Kalimi nga monopol publik ne monopol te paster privat te rrjetit shperndares te energjise elektrike pas privatizimit te OSSH, duhet te ishte shoqeruar domosdoshmerisht me rritjen e rolit rregullator dhe profesional te institucioneve rregullatore te sistemit (ERE) dhe ekzekutivit shqiptar. Sa me siper eshte menyra e vetme per te parandaluar pasojat krejtesisht te demshme, qe objektivisht mund te rrjedhin nga furnizimi monopol i sotem i energjise elektrike te bizneseve, industrive dhe qytetareve shqiptare.
Pasoja e pare e ndjeshme e rritjes se çmimit te energjise do te jete ndikimi i drejtperdrejte ne uljen e konkurueshmerise se prodhimeve dhe sherbimeve shqiptare ne krahesim me vendet e rajonit dhe me tej. Kjo, sepse energjia elektrike eshte njesi baze e krijimit te kostos se te gjitha prodhimeve dhe sherbimeve, qe varesisht industrive te vendit ndryshon nga 5-25% te kostos se pergjithshme. Ne kushtet e -tregjeve te varferuara rajonale, europiane dhe globale nga kriza boterore ekonomike dhe financiare, - nevojes teper te prekshme per likuiditet te biznesit vendor dhe - uljes se aftesise blerese te konsumatorit shqiptar ne gjysmen e dyte te vitit 2009, qe pritet te thellohet ne vitin 2010, ulja e konkurueshmerise do te sillte pashmangerisht rritjen e falimentimeve per industrite vendore megjithe pasojat e padeshirueshme shoqeruese.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|