| |
| |
| Konfindustria mbeshtet heqjen e dyfishimit te diteve te pushimit |
|
Konfindustria, ndonese e gjykon te vonuar ne kohe, mbeshtet vendimin e fundit te Qeverise Shqiptare per heqjen e dyfishimit te diteve te pushimit kur fundjava perkon me dite festash zyrtare. Vendimi ne fjale sjell ekonomine dhe institucionet shteterore shqiptare ne normalitet dhe sipas standarteve te vendeve te BE nga nje gjendje absurde trashegim i politikave populiste, me kosto te ndjeshme shtese dhe krejt te panevojshme per efektivitetin e ekonomise kombetare, sherbimin dhe mireqenien e qytetareve shqiptare ne pergjithesi.
Konfindustria, duke u nisur nga kerkesat e vazhdueshme te industrive me te rendesishme te vendit per çeshtjen ne fjale, ka shprehur zyrtarisht prej disa vitesh ne menyre te perseritur kerkesen drejtuar ekzekutivit shqiptar, ku ka arsyetuar per domosdoshmerine e marrjes se vendimit te lartpermendur.
Konfindustria vlereson, se pjesa me e prekur e biznesit nga zgjatjet e papranueshme dhe te parsyeshme te diteve zyrtare te detyrueshme te pushimit, jane pikerisht industrite prodhuese te vendit, qe marrin goditje dyfishe jo vetem si kosto shtese krejt te panevojshme, por njekohesisht edhe ndjejne drejtperdrejt uljen e metejshme te konkurueshmerise se mallrave dhe sherbimeve te tyre ne krahesim me prodhimet e importuara. Aq me shume gjendja eshte e rende per industrite prodhuese te Shqiperise kur ne kushtet e pasojave te krizes globale financiare, tregjet nderkombetare jane ndjeshem te varferuara ne likuiditet, duke rritur keshtu jashtezakonisht ashpersine e konkurences/â€luftes†tregtare ndermjet shteteve.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|