English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria vlereson menaxhimin nga ana e KESH dhe OST
Konfindustria, duke shprehur keqardhjen per pasojat e renda te krijuara gjate permbytjeve te diteve te fundit ne Veriun e Shqiperise, vlereson menaxhimin nga ana e KESH-Korporata Energjitike e Shqiperise dhe OST-Operatori i Sistemit te Transmetimit te Shqiperise, per optimizimin e sistemit energjitik ne: - prodhimin maksimal  dhe - qendrueshmerine e linjave te transmetimit te tensionit te larte.

Konfindustria i kerkon Qeverise Shqiptare dhe vendimarrjes politike ne pergjithesi, qe pas tejkalimit te gjendjes se jashtezakonshme, te shkeputet nga veprimet me natyre populiste dhe te punoj per zhdukjen e shkaqeve thelbesore, qe renduan ne menyre te tejskashme pasojat e permbytjeve masive me qellim mosperseritjen ne te ardhmen si psh:

1-    Keq administrimi dhe moskontrolli skajor i territorit deri ne formen e renies se plote te autoritetit shteteror, shfaqur me lejimin e ndertimeve te paligjshme, teresisht jashte standarteve te qindra e qindra shtepive ne zona qartesisht dhe historikisht te palejueshme per ndertim. Duhet te pranohet dhe te sqarohet, se eshte e papranueshme, qe taksat e qytetareve shqiptare te shkojne per te demshperblyer pronaret e ndertimeve te paligjshme ne zona te rrezikuara, te banimit, bizneseve dhe hoteleve turistike, etj., perfshi edhe ndertimet e kryera me lejet e marra ne menyre korruptive dhe ne kundershtim te plote me standartet e lejueshme ne fuqi. Ne asnje menyre nuk duhet te ligjerohen nga ALUIZNI ndertimet ne zona te rrezikuara ne gjithe territorin e vendit, perfshi edhe zonat detare dhe lumore te permbytjeve.

2-    Efektiviteti i ulet ne perdorimin e mbi 100 milion dollar te shpenzuara prej me shume se 12 vjetesh ne projektin e Bankes Boterore per ujitjen dhe kullimin e tokave ne Shqiperi te financuar me kredi, qe kane filluar te paguhen nga taksat e qytetareve shqiptar.

3-    Sqarimi i plote i menyres se veprimit te institucioneve pergjegjese per menaxhimin e digave dhe dhenien e zgjidhjeve ligjore te problemeve te krijuara ne bashkeveprimin ndermjet prodhimit dhe te shperndarjes te energjise elektrike te ardhura nga shkeputja e sistemit te perqendruar energjitik te vendit pas privatizimit te OSSH/Operatorit te Sistemit te Shperndarjes

 
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara