English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria, kujdes ne ndertimin e fatures financiare per demshperblimin e permbytjeve
Konfindustria i kerkon Qeverise Shqiptare, qe te jete e permbajtur ne ndertimin e fatures financiare per demshperblim te pasojave te permbytjeve dhe te shkeputet nga veprimet me natyre te paster populiste, qe demtojne ne thelb zhvillimin ekonomik te vendit dhe interesat publike ne afatgjate. Cdo perfshirje ne faturen e demshperblimeve te ndertesave te ndertuara ne menyre te paligjshme perveç shperdorimit te parave publike do te sherbente per te nxitur edhe me tej dukurine shkaterrimtare te ndertimeve te paligjshme, ne zona te rrezikuara si dhe perseritjen e fatkeqesive ne te ardhmen.   Nderkohe, Konfindustria shpreh qendrimin e saj per demshperblim te plote te pasurive bujqesore dhe blegtorale te popullsise se demtuar ne zonat e permbytjeve perfshi edhe vleren e demtimit ne banesat e ndertuara ne menyre te ligjshme si dhe ne zona te klasifikuara jo te rrezikuara ne kushte normale.   Qeveria dhe vendimarrja politike ne pergjithsi duhet te kuptoj qarte dhe sa me shpejt, se eshte krejtesisht e e papranueshme, qe taksat e qytetareve shqiptare te shkojne per te demshperblyer pronaret e ndertimeve te paligjshme ne zona te rrezikuara, te banimit, bizneseve dhe hoteleve turistike, etj., perfshi edhe ndertimet e kryera me lejet e marra ne menyre korruptive dhe ne kundershtim te plote me standartet e lejueshme ne fuqi. Gjithashtu, ne asnje menyre nuk duhet te ligjerohen nga ALUIZNI ndertimet ne zona te rrezikuara ne gjithe territorin e vendit, perfshi edhe zonat detare dhe lumore te permbytjeve, qe do te kerkojne ne vazhdimesi dhe ne menyre krejt te papranueshme moralisht demshperblim nga taksat publike.   Keqadministrimi dhe moskontrolli skajor i territorit deri ne formen e renies se plote te autoritetit shteteror, shfaqur me lejimin e ndertimeve te paligjshme, teresisht jashte standarteve te qindra e qindra shtepive ne zona qartesisht dhe historikisht te palejueshme per ndertim bejne, qe fatura financiare te rendohet ne menyre te papranueshme. Sipas te dhenave behet fjale per mbi 60% te ndertimeve te permbytura ne zonen e NenShkodres dhe bregdetit te Lezhes te ndertuara ne menyre te paligjshme dhe ne zona historikisht te rrezikuara.  
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara