Konfindustria i kerkon Qeverise Shqiptare, qe ne nje kohe sa me te shpejte,
te vleresoj me pergjegjshmeri kryerjen e nje amnistie te thelle fiskale ne
vend, qe duhet te preki pa perjashtim kapitalin, asetet dhe te ardhurat e
biznesve dhe gjithe qytetareve shqiptare. Gjendja e veshtire ekonomike e
vendit, i perfshire ndjeshem nga pasojat e krizes globale financiare dhe
ekonomike, e bejne domosdoshmeri kryerjen sa me te shpejte dhe te gjere te
amnistise fiskale.
Vonesat kohore te kryerjes se amnistise fiskale ne Shqiperi kane patur ndikim
te drejtperdrejte ne: – shtimin e dukurise thellesisht shqetesuese te largimit te
parave shqiptare ne sasi jashtezakonisht te medha jashte vendit, - frenimin e
nismave investuese nga biznesi dhe qytetaret ne ekonomi dhe - terheqjen e
kursimeve te emigracionit te shumte shqiptar nga bankat e huaja.
Konfindustria vlereson se ka 2 arsye te tjera madhore, qe e bejne jashtezakonisht
te rendesishme kryerjen e nje amnistie fiskale te thelle dhe te shpejte ne
vend:
Se pari, pothuaj te gjithe vendet e BE dhe vendet e tjera te Europes kane
kryer ose jane ne vazhdim te zbatimit te amnistise fiskale. Si rrjedhim çdo
vonese e Shqiperise krijon rrezikun e shtimit te daljes se parave shqiptare
jashte vendit per te kaluar ne sistemet bankare te vendeve te tjera, duke
shkaktuar deme te jashtezakonshme ne sistemin tone fiskal dhe zhvillimin ekonomik
te vendit.
Se dyti, kryerja e amnistise sa me te shpejte dhe gjitheperfshirese fiskale
behet domosdoshmeri ne kushtet e hyrjes
ne fuqi te Ligjit Anti Mafia, qe ne rast te kundert rrezikon seriozisht pasurine
dhe kapitalet e nje shumice derrmuese te biznesit dhe qytetareve, me pasoja
pothuaj shkaterruese mbi ekonomine shqiptare.
Eshte krejtesisht e papranueshme, qe ne nje hapesire kohore 20 vjeçare te
ndryshimeve te thella ekonomike, fiskale dhe institucionale, Shqiperia te
mbetet i vetmi vend ne Europe perfshi ketu edhe vendet e BE, qe nuk ka kryer
asnje amnisti fiskale te vertete. Permendim, qe vetem me amnistine fiskale ne
fund te vitit 2009 Italia perfitoi afer 100 miliard euro te hyra ne sistem nderkohe,
qe sikunder vendet e zhvilluara te BE, ne menyre te rregullt ne çdo 2-3 vjet ky
vend kryen amnisti fiskale. Nderkohe, deri ne vende te tilla si vendi me i varfer
ne Europe, Moldavia po kryen me perfitime te medha financiare amnisti te thella
fiskale.
Nisma
+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]