English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon nderthurjen e Ligjit Antimafia me Amnisti Fiskale te plote
Konfindustria vlereson, se pasojat e zbatimit te Ligjit Antimafia do te jene mjaft te renda dhe ne afatgjate per ekonomine shqiptare, nese nuk kryhet njekohesisht dhe ne nje kohe sa me te shpejte Amnistia Fiskale.     
 
Konfindustria mendon, se vetem shoqerimi dhe nderthurja e Ligjit Antimafia me Amnisti Fiskale te plote mund te sjelli njekohesisht: - goditjen e grupeve kriminale dhe te garantoj mbrojtjen e pasurise te biznesit dhe qytetareve shqiptare, si edhe do te mundesoj - te hyra financiare te rendesishme per ekonomine kombetare dhe buxhetin e shtetit te domosdoshme ne gjendjen e veshtire te pasojave te dukshme te krizes financiare globale, qe ka perfshire ekonomine vendore.
 
Zbatimi i ligjit AntiMafia ne gjendjen e tashme institucionale, ekonomike te Shqiperise, pa kryer amnisti fiskale per kapitalet, asetet dhe te ardhurat e qytetareve shqiptare, rrezikon drejtperdrejt te shkaktoje pasoja te renda ne:
 -uljen e te hyrave financiare nga emigrantet, qe ende japin mbi 10% te PPB te Shqiperise,
-nxitje per largimin e kapitaleve nga vendi dhe sistemi bankar shqiptar,
-ngadalesim te nismave investuese, aq shume te nevojshme per zhvillimin ekonomik afatgjate dhe sidomos perballjes me pasojat e krizes globale financiare
- pasiguri ne pasurine e qytetareve te thjeshte shqiptare, qe ne menyre masive kane punuar e punojne ne kushte teper te veshtira ne emigracion duke sjelle te ardhurat e tyre ne atdhe.  
 
Konfindustria, me kohe i ka kerkuar zyrtarisht Kuvendit te Shqiperise dhe Kryeministrit Z. Sali Berisha, per permiresimin e ligjit “antimafia” dhe shoqerimin e tij ne zbatimin e nje amnistie te gjere fiskale per biznesin dhe qytetaret shqiptare. Ne rast te kundert ligji i ashtuquajtur Anti Mafia potencialisht ben te pasigurte dhe rrezikon realisht pasurine dhe kapitalet e nje shumice derrmuese te biznesit dhe qytetareve shqiptare, me pasoja pothuajse shkaterruese mbi ekonomine shqiptare, mireqenien e qytetareve shqiptare dhe deri ne stabilitetin shoqeror te vendit.
 
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara