Konfindustria, bazuar ne te dhenat e ardhura prane saj nga shume sektore industriale te vendit, veren me shqetesim dhe ne menyre te perseritur, se sistemi i referencave doganore po godet ashper prodhimin vendor shqiptar, duke favorizuar ne menyre krejtesisht te padrejte prodhimet e importit. Jane prekur sidomos industria mekanike, industria e perpunimit te mishit, industria e prodhimit te duraluminit, industria e perpunimit te profileve te hekurit dhe llamarinave, industria e prodhimit te letres, industria e prodhimit te pijeve joalkoolike, etj.
Konfindustria prej disa muajsh i ka i kerkuar zyrtarisht Ministrise se Financave dhe Drejtorise se Pergjithshme te Doganave per te nderhyre ne kohe sa me te shpejte per te permiresuar gjendjen e rende te krijuar per industrite shqiptare nga sistemi i referencave doganore te zerit “prodhim i gatshem” te importit, shume prej te cilave jane mjaft me te ulta sesa vlerat e tregut nderkombetar. Deri me sot nuk ka veprime te prekshme per permiresimin e gjendjes.
Gjendja eshte bere edhe me teper shqetesuese, kur pas ndryshimeve te fundit te kryera ne muajt gush-shtator 2009 nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave nderkohe, qe kemi rritje te konsiderueshme te referencave doganore te lendeve te para te importit, per mjaft prodhime te mbaruara te te njejtit tip çmimet kane mbetur pa ndryshuar duke qene ne nivele ndjeshem te ulta krahesimisht çmimeve nderkombetare. Bazuar ne te dhenat zyrtare ende pothuaj 30% e çdoganimeve ne Shqiperi behen sipas referencave te paravendosura.
Zbatimi i sistemit te referencave doganore krijon edhe hapesira te medha per subjektivizem dhe korrupsion nga autoritetet doganore, qe shfaqen ne konflikt te qarte interesi si vendimarres dhe njekohesisht zbatues te çmimeve te referencave.
|