Konfindustria, duke shprehur kenaqesine e pranimit
ne parim te hapjes se debatit per amnistine fiskale nga Qeveria Shqiptare
nepermjet shprehjes publike nga Ministri i Financave Z. Ridvan Bode
njekohesisht, shprehet kunder kufizimit te amnistise vetem ndaj
bizneseve dhe lenien jashte te qytetareve shqiptare. Konfindustria
shpreson, se perqendrimi i sqarimit publik te Ministrit te Financave ne
parashikimin e amnistise fiskale vetem per kategorine "biznese" dhe duke mos
permendur perfshirjen ne procesin e sipermendur edhe te "qytetetareve"
shqiptare, ishte vetem nje harrese e ndodhur per shkaqe kohore dhe nuk paraqet
qendrim te paracaktuar te ekzekutivit.
Konfindustria, me cilesine e nismetarit te kryerjes
se Amnistise Fiskale, shpreh domosdoshmerine e perfshirjes ne proces ne menyre
te njekohshme te kategorise se "biznesit" dhe "qytetareve" pa perjashtim. Pare
menyren e krijimit te te ardhurave dhe funksionimit te sistemit ekonomik
shqiptar ne gjithe periudhen kohore 20 vjecare, menjanimi nga amnistia fiskale e
"qytetareve" do te thote praktikisht deshtim te procesit ende pa
filluar. Qellimi i ndermarrjes se nismes ishte pikerisht hapja e nje kanali te
ri oksigjeni financiare ne ekonomine shqiptare pikerisht ne kohen kur pasojat e
krizes globale tashme na ka prekur ndjeshem dhe qarte. Jane pikerisht te
ardhurat ne zoterim ne rradhe te pare nga qytetaret shqiptare brenda dhe jashte
vendit dhe qe do te mund te futeshin ne sistemin tone bankar dhe ekonomik, qe
ishin patur parasysh nga Konfindustria ne marrjen e vendimit per nismen e
amnistise fiskale. Duhet te kuptojme se qytetaret shqiptare jane
pikerisht kategoria, qe per vite me rradhe nuk i eshte dhene mundesia
e deklarimit ligjor te te ardhurave te tyre sikurse bdodh ne te gjthe vendet
demokratike te rajonit dhe BE, nderkohe qe bizneset sidoqofte e kane patur me
kohe nje mundesi te tille. Duke shtuar ketu dhe faktin se qellimi perfundimtar i
kryerjes se amnistise fiskale te vertete eshte hyrja e sa me shume te ardhurave
ne sistem do te ishte krejtesisht e papranueshme perjashtimi i kategorise se
shtreses me te gjere te zoteruesve te kapitaleve" qytetareve", qe mund te
formalizohen.
Konfindustria, ne bashkepunim me partneret e saj nga
vendet e BE me pervoje ne fushen e amnistise fiskale, po pergatit projektin e
faljes fiskale, qe shpejt do ti paraqitetet institucionalisht Qeverise Shqiptare
dhe publikut ne pergjithesi. Projekti i Konfindustrise ka si nje nga shtyllat
kryesore perfshirjen ne proces ne menyre te njekohshme te : - qytetareve dhe
-biznesit pa perjashtim. Vetem ne kete menyre do te shpresojme se mund te
kryejme nje proces te sukeshem dhe me vlere per mbeshtetjen e ekonomise
kombetare ne teresi ne castet e veshtira qe po kalojme.
|