Konfindustria, duke marr shkak nga dalja e paradisakohshme e te dhenave ne shtypin grek per proçesin hetimor te filluar per kontrabandimin e mbi 15 mije mauneve ne nje periudhe te shkurter kohore 4 vjeçare ne disa pika doganore ne kufirin ndermjet Greqise dhe Shqiperise, kerkon ndermarrjen e nje hetimi te plote te njekohshem mbi ngjarjen ne fjale edhe nga institucionet e ekzekutivit dhe drejtesise shqiptare.
Nese te dhenat e publikuara ne shtypin grek vertetohen, kemi te bejme me nje skandal te permasave te medha dhe me pasoja te renda financiare dhe ekonomike jo vetem mbi Greqine, por para se gjithash per Shqiperine. Pasojat e kontrabandes ne permasa te tilla teper te ndjeshme shfaqen drejtperdrejt ne:
- rrenimin e prodhimit shqiptar industrial dhe bujqesor ne perfitim te prodhimeve greke te importit, qe ne kete rast marrin pamjen e politikave te qarta te pandershme te tregtise nderkombetare te ashtuquajtura “dumping”. Eshte fakt i pamohueshem, qe sidomos prodhimi shqiptar ne bujqesi dhe agroindustri eshte ne nivele mjaft te ulta prodhimi si pasoje edhe e konkurences se eger ne çmim te prodhimeve te njejta te importura ne vlera financiare. Gjithashtu theksojme se importi i pergjithshem nga Greqia eshte mbi 650 milion dollare ne vit nderkohe qe eksportet shqiptare jane 10 here me pak.
- uljen e te ardhurave financiare ne buxhetin e shtetit
- ne goditjen rende te zhvillimit ekonomik te qendrueshem te vendit si pasoje e largimit te padrejte dhe te paarsyeshem te parave te shqiptareve jashte Shqiperise si dhe duke drejtuar investimet e shqiptareve vetem ne disa fusha te tejngopura te ekonomise vendore dhe qe behen shkak per nxitjen dhe thellimin e krizave te brendshme financiare dhe bankare.
|