English   |   Kontakt
 
 
 
Te krijohet Enti Rregullator i Karburanteve
Konfindustria, duke marr shkak nga shenjat e dukshme te keqfunksionimit te tregut te gazit si dhe te tregut te karburanteve ne pergjithesi ne vend, kerkon nga ekzekutivi ndertimin dhe fillimin sa me te shpejt te veprimit te Entit Rregullator te Karburanteve (ERK). Institucioni ne fjale do te sherbej si vezhgues dhe rregullator per çrregullimet subjektive te çmimeve ne tregun strategjik te karburanteve perfshi edhe tregun e  gazit te lengshem krahesuar me çmimet e tregjeve nderkombetare, me pasoja te drejtperdrejta dhe te renda ne krijimin e kostove shtese per bizneset, industrite dhe qytetaret shqiptare.     Keqfunksionimi i vazhdueshem i tregut te karburanteve ne Shqiperi, ne kushtet kur teorikisht kemi te bejme me treg te liberalizuar,  mund te shpjegohet vetem me ekzistencen ne praktike te marreveshjeve te llojit “kartel” ndermjet  operatoreve te fushes. Ne kushte te tilla roli i institucioneve shteterore duhet te jete vendimtar per te zhdukur pasojat nga gjendja e mesiperme dhe per te parandaluar ne afatgjate rikrijimin e gjendjeve te tilla te pakenaqshme. Konfindustria, ne kushtet kur shteti shqiptar nuk ka me asnje mjet per te nderhyre drejtperdrejt per te rregulluar  çrregullimet e tregut strategjik te karburanteve, kerkon ngritjen sa me shpejt te Entit Rregullator te Karburanteve. Shembuj te institucioneve te tilla i gjejme jo vetem ne vendet e zhvilluara te BE dhe botes, por edhe ne vende te rajonit tone.   Tregu i karburanteve&gazit me nje qarkullim vjetor prej 800-900 milion euro/vit perben tregun me te madh ne vend me ndikim te drejtperdrejte ne te gjithe sektoret e ekonomise sidomos industrive si dhe ne mireqenien e qytetareve shqiptare. Kostot shtese te panevojshme te krijuara ne vazhdimesi nga keqfunksionimi i tregut te karburanteve ndikojne ne uljen e fuqise konkurruese te prodhimeve vendore krahasimisht prodhimeve te huaja duke shtuar keshtu problematiken shqetesuese ne ekonomine shqiptare, sidomos ne kushtet e pasojave te krizes globale, qe parashikohet te jene te ndjeshme ne vitin 2010 e ne vazhdim per ekonomine shqiptare.  
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara