English   |   Kontakt
 
 
 
Qeveria te ndal largimin e biznesit te vogel nga TVSH-ja
Te dhenat e deritashme te ardhura prane Konfindustrise tregojne, se po ndeshemi me dukurine e vetmbylljes dhe/ose shkuarjen drejt falimentit te qellimshem te mijera subjekteve tregtare/biznes i vogel ne shkalle vendi, me qellim vazhdimin e punes si subjekte te reja “biznes i vogel” te pakontrolluara me pare nga institucionet fiskale nen pragun e ri te Tatimit te Vleres se Shtuar (TVSH) prej 5 milion lek te ardhura vjetore.   Pasoje e drejtperdrejte e ndryshimeve te pragut te TVSH-se eshte dukuria mjaft shqetesuese e rritjes se metejshme te shkalles se veshtiresise ne leshimin e faturave fiskale nga bizneset e vogla, qe kerkojne te qendrojne nen pragun e ri te shpallur prej 5 milion lek/vit duke krijuar shmangie shtese edhe prej 3 milion lek/vit ne vlere fature per  çdo biznes. Kjo do te thote, qe ne shkalle vendi rrezikohet te prodhohet nje fluks mjaft te madh financiar shmangie fiskale, qe me pas kalon i shumefishuar ne te gjithe hallkat e siperme te sistemit tregtar te ekonomise shqiptare, duke kercenuar seriozisht te hyrat publike ne buxhet dhe te godasi ashper konkurrencen e ndershme ne treg. Gjithashtu, shmangia fiskale e mesiperme e bizneseve te vogla do te demtoj ndjeshem dhe te ardhurat e pushteteve vendore.    Konfindustria vlereson, se ulja e pragut te perfshirjes se bizneseve ne skemen e pagesee se TVSH-se nga 8 milion ne 5 milion lek rrezikon, qe jo vetem te mos arrij uljen e evazionit fiskal, por perkundrazi te shtoj masen e evazionit nga te ashtuquajturat biznese te vogla dhe njekohesisht te shkaktoj rritjen e shkalles se korrupsionit nga institucionet fiskale zbatuese.   Konfindustria zyrtarisht i ka paraqitur me kohe Qeverise Shqiptare kundershtimin e arsyetuar si me siper per ndryshimet ligjore ne skemen e perfshirjes ne TVSH te biznesit dhe njekohesisht i ka paraqitur variantet e saj per permiresim 
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara