| |
| |
| Konfindustria paraqet Skemen financiare te Faljes Fiskale |
|
Konfindustria njofton, se ne nje takim te posacem paraqiti ne forme pakete
permbledhese Parimet Mbeshtetese dhe Skemen Financiare te Faljes Fiskale te
kerkuar prej saj per tu kryer ne Shqiperi. Takimi u zhvillua ne seline se Konfindustrise dhe
morren pjese perfaqesues te Ministrise se Financave, Ministrise se Ekonomise dhe
Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, deputete te Partise Demokratike dhe te
Partise Socialiste, Prokuroria e Pergjithshme, te ftuar nga bota akademike dhe
universitare, profesioniste te fushes fiskale dhe ligjit, etj. Takimi u zhvillua
pa pranine e medias.
Z. Gjergj Buxhuku, Administratori i Pergjithshem i
Konfindustrise paraqiti ne menyre te permbledhur Paketen me Parimet Mbeshtetese
dhe Skema Financiare te zbatimit te Faljes Fiskale. Ne fjalen e tij sqaroi, se
pergatitja e Paketes per Faljen Fiskale
u krye nga Konfindustria gjate nje kohe pune prej 3 muajsh duke u mbeshtetur
njekohesisht ne mendimet e perfaqesuesve te rendesishem te industrive shqiptare,
bashkepunuar me institucionet partnere ne Itali, pervojen e vendeve te tjera,
mendimin akademik te disa specialisteve te njohur nderkombetare si dhe
ballafaqimin me kushtet e tashme te Shqiperise.
Nga te pranishmit u pranua se Falja Fiskale ne
Shqiperi eshte e nevojshme per tu kryer dhe njekohesisht duhet te pershkohet nga
- “parimi i moralitetit” i paraqitur
nga Konfindustria. Kjo do te thote, se duhet te perjashtohen nga Falja Fiskale: - perfaqesuesit e sistemit te drejtesise
(gjyqtare dhe prokurore) dhe individet drejtues te institucioneve kushtetuese,
qe kane qendruar ne detyre te pakten per 6 muaj. Gjithashtu, parim tjeter i
rendesishem i paraqitur ishte, se procesi duhet te jete i “fundem” si dhe duhet te shoqerohet me - shtrengim te ligjeve per ndeshkimin e
subjekteve dhe individeve, qe nuk do te perfitojne nga falja fiskale. Nderkohe u
pranua rendesia e vene nga Konfindustria, se detyrimisht me “Faljen Fiskale” u
duhet dhene mundesia ligjore dhe teknike qytetareve shqiptare per te kryer - “vetdeklarimin” e te ardhurave
personale, perndryshe rrezikohet procesi ne afatgjate. Parim tjeter i
rendesishem ne zbatimin me sukses procesit eshte parashikimi me ligj i kushtit
te mbajtjes se - fshehtesise se plote te te dhenave personale per individet dhe subjektet e perfshira.
Konfindustria, paraqiti ne takim propozimet e saj
per zbatimin e parimit te - “konkurueshmerise” me vendet e tjera te
rajonit, qe kane kryer dhe po pergatiten per te kryer Falje Fiskale. Ne kete
kuptim eshte parashikuar, qe te kerkohet zbatimi i - “gjobes se njejte” prej 3%, 5% dhe 8%
varesisht shpejtesise se perfshirjes ne procesin e faljes fiskale. Viti i
zbatimit eshte kerkuar te jete jo me i
shkurter se 1 vit kalendarik dhe i ndare ne 3 “hapesira kohore”, qe do te
percaktojne dhe masen e penalitetit te paraqitur me siper.
Konfindustria se shpejti do te dergoje zyrtarisht
prane ekzekutivit dhe vendimarrjes politike Paketen per Parimet Mbeshtetese dhe
Skemen Financiare te Faljes Fiskale.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|