| |
| |
| Emigrantet shqiptar ne Greqi te zhvendosin depozitat ne Shqiperi |
|
Konfindustria, duke marr
shkak nga lajmet e fundit shqetesuese per shenjat e para te tronditjes se
sistemit bankar ne Greqi si pasoje e terheqjeve masive te depozitave nga
qytetaret dhe biznesi, kerkon sensibilizimin e emigranteve shqiptare, qe te
vleresojne sa me shpejt mundesine e zhvendosjes se kapitaleve te tyre nga
sistemi grek per ne sistemin bankar shqiptar, qe ndodhet ne gjendje mjaft me te
mire financiare.
Duhet patur parasysh, se pavaresisht se nje pjese e sistemit bankar shqiptar
eshte ne pronesi te bankave “meme” ne Greqi, mbeshtetur ne ligjet ne fuqi ne
Republiken e Shqiperise, lejohet kalimi jashte vendit vetem te dividentit te krijuar. Kjo do te thote, se sistemi bankar
shqiptar perfshi edhe bankat me kapital grek eshte krejtesisht i mbrojtur nga
goditjet nga jashte si dhe nga gjendja e veshtire e sistemit bankar grek.
Emigrantet shqiptare kane te gjitha mundesite, qe kapitalet dhe njohurite e
perfituara ti perdorin me efektivitet ne atdheun e tyre ku nevojat jane te medha.
Permendim, se vetem defiçiti tregtar i Shqiperise ne sektorin bujqesor dhe
agroushqimor, ku nje pjese mjaft e madhe e emigranteve shqiptare punojne ne
Greqi, eshte mbi 500 milion euro/vit, duke krijuar kushte mjaft te mira per
investime.
Gjithashtu, duke marr shkak nga perballja e mundshme e ekonomise se Shqiperise
me pasojat e krizes se rende ekonomike dhe financiare ne Greqi, i kerkon
institucioneve shteterore te ndalin sa me shpejt dhe me çdo kusht daljen e paligjshme jashte vendit te
kapitaleve financiare shqiptare.
Konfindustria mendon, se nese ndermerren nje sere veprimesh institucionale
dhe ligjore, eshte plotesisht e mundur, qe ekonomia shqiptare jo vetem te mos preket rende nga kriza ne
Greqi, por edhe te perfitoj ndjeshem ne afatgjate ne te mire te zhvillimit
te qendrueshem te vendit dhe mireqenies se qytetareve shqiptare.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|