English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria&Fiera de Levante organizojne Panairin e Teknologjise, Energjise dhe Mjedisit EcoBizExpo
Ju njoftojme se ne Bari, Puglia Itali me pranine e dhjetra mediave te shkruara dhe televizive italiane u zhvillua konferenca e shtypit per organizimin e perbashket ndermjet Konfindustrise dhe Fiera de Levante te Panairit Ndërkombëtar të "Teknologjisë, Energjisë dhe Mjedisit-EcoBizExpo", 29 prill 2010, Pallati i Kongreseve, Tiranë.  Konfindustria u perfaqesua nga Administratori i Përgjithshëm Z. Gjergj Buxhuku ndërsa për palën Italiane nga Presidenti i Fiera del Levante Servizi Z.Antonio Ciuffreda .Në panair do të marrin pjesë me dhjetra kompani të specializuara në fushat e mësipërme të ardhura nga Italia, Austria, Cekia, Hungaria, Gjermania, Shqiperia, Kosova, etj. Aktiviteti zhvillohet me kujdesin e veçantë të Ministrisë së Ekonomisë së Italisë, Rajonit të Pulias, etj. si dhe disa ministrive të fushës të Shqipërisë dhe Kosovës. Në pavionet e panairit dhe në forumet, që do te zhvillohen gjate diteve te tij do te paraqiten teknologjite me te fundit per prodhimin e energjise elektrike ne pergjithesi dhe energjive te riperteritshme me burim ujin, diellin, eren, etj.
 
Vend të vecantë në aktivitetet e panairit do të ketë paraqitja e projekteve të zhvillimit të prodhimit të energjisë elektrike nga energjia berthamore parë në garantimin e kushteve mjedisore të domosdoshme sipas standarteve më të larta ndërkombëtare. Eshtë parashikuar të paraqiten gjithashtu paraqitja e teknologjive për industritë mjedisore si dhe paraqitja në pavion të veçantë i teknologjive dhe projekteve zhvilluese financuese institucionale në fushën e bujqësisë dhe agroindustrise si pjesë përbërëse e rëndësishme e standarteve mjedisore dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
 
Pavioni i teknologjive të industrisë së telekomunikacionit dhe industrive aeroportuale gjithashtu do të paraqesi interes për vete zhvillimin e fushave të mësipërme në Shqipëri, Kosovë dhe rajon. Gjatë ditëve të panairit do të zhvillohen takime të përbashkëta ndërmjet bizneseve të interesuara si dhe takime institucionale për njohjen e legjislacionit dhe të mundësive për bashkëpunim dhe investim në Shqipëri, Kosovë,etj. Në panair do të përfaqësohen gjithashtu bankat më të rëndësishme të investimeve dhe tregtare ndërkombëtare dhe të vendit të pranishme në Shqipëri dhe rajon që do të kenë rastin të paraqesin produktet e tyre financiare për bizneset e shumta të pranishme dhe vizitorë.
 
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara