English   |   Kontakt
 
 
 
Forumi Nderkombetar i Energjise dhe Mjedisit
Njoftojme se ne Pallatin e Kongreseve-Tirane u zhvillua Forumi Nderkombetar
i Energjise dhe Mjedisit organizuar nga Konfindustria. Ne Forum moren
pjese me dhjetra perfaqesues te industrive te pranishme ne panairin e
organizuar nga Konfindustria ne bashkepunim me Fiera del Levante, kompanive
nderkombetare te specializuara ne fushat e energjise dhe mjedisit nga
Italia, Gjermania, Austria, Cekia, Shqiperia dhe Kosova , kompani
nderkombetare konsulente te BE, te institucioneve financiare nderkombetare
me te rendeishme ne rajon dhe Europe, etj. Te pranishem ishin  Ministri i
Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave Z. Fatmir Mediu, Zv.Ministri i
METE Z. Leonard Beqiri, etj.

Ne Forum u shpreh qarte domosdoshmeria e shoqerimit te politikave te
zhvillimit energjitik qe po ndodh ne Shqiperi, Kosove dhe rajon me
domosdoshmerine e politikave balancuese mjedisore. Aq me shume eshte e
rendesishme ndertimi i politikave te tilla kur po kerkohet qe zhvillimi
energjitik i Shqiperise dhe Kosoves po shtrihet dhe ne prodhimin e energjise
nga burime fosile, te karburanteve dhe energjise berthmarore. Ne forum vend
te vecante ju kushtua bashkepunimit ndermjet sistemeve energjitike te
Shqiperise dhe Kosoves me prirje te qarta per te qene plotesisht plotesues
te njeri tjetrit. Epersite e bashkepunimit te mesiperm u treguan qarte ne
perballimin e pasojave nga kushtet e jashtezakonshme klimaterike te fillim
vitit 2010.

 Ne Forum u shprehen qarte nevojat e medha te Shqiperise dhe Kosoves per
permiresime rrenjesore ne fushen e legjislacionit ne fushen e energjise dhe
mjedisit si dhe te investimeve te medha, qe duhen parashikuar pare
standartet e BE qe duhet te plotesohen.
 
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara