English   |   Kontakt
 
 
 
Mbrojtje biznesit ndaj vendimeve te padrejta gjyqesore
Konfindustria, mbeshtetur ne ankesat ne shtim nga bizneset, shpreh shqetesimin e thelle per dukurine teresisht te papranueshme dhe shkaterruese ne afatgjate per ekonomine e vendit, se ekziston dyshimi, qe perfaqesues te sistemit te drejtesise dhe sidomos te gjyqesorit me vendimet e tyre jo profesionale dhe/ose subjektive po cenojne rende barazine ne treg te bizneseve, duke u perdorur si mjet ne duart e njeres pale per te demtuar konkurrentet e tyre ne treg. Dukuria e mesiperme eshte me e pranishme ne institucionet e drejtesise se rretheve kryesore te vendit ku Tirana ze numrin kryesor.   Konfindustria ne bashkepunim me institucione te specializuara nderkombetare te fushes eshte duke pergatitur nje plan veprimi per vezhgimin dhe vleresimin profesional te respektimit te proçedurave dhe standarteve ligjore nga vendimet e gjykatave dhe prokurorise per konkurrueshmerine e bizneseve. Te dhenat e grumbulluara shoqeruar me arsyetimet profesionale perkatese per çdo rast te vendimeve dhe veprimeve te perfaqesuesve te sistemit te drejtesise, qe do te gjykohen se jane ne shkelje te ligjit, do te percillen per vleresim prane institucioneve shteterore si Presidenti i Republikes, Keshilli i Larte i Drejtesise, Ministria e Drejtesise, etj. si edhe perpara opinionit publik. Ne te gjitha rastet dokumentacioni do te shoqerohet se bashku me faturen financiare perkatese te demit te shkaktuar bizneseve.   Konfindustria duke gjykuar, se rregulli themelor i funksionimit te tregut te lire eshte pikerisht barazia e bizneseve ne treg dhe shkalla me e larte e mundshme e konkurueshmerise, eshte mjaft e interesuar per te luftuar me te gjitha mjetet demokratike per qellimet e pershkruara me siper. Nje sistem gjyqesor i korruptuar dhe jo profesional, qe nuk jep drejtesi, por behet pale per te luftuar konkurencen ndermjet subjekteve ne treg jo vetem godet me pasoja te pallogaritshme biznesin dhe efektivitetin e ekonomise  kombetare ne afatgjate, por njekohesisht ne thelbin e tij eshte varroses i vete shtetit demokratik.    
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara