English   |   Kontakt
 
 
 
Prezantohet projekti AMICO
Sot u zhvillua paraqitja zyrtare  e programit te mbeshtetjes se bashkepunimit ekonomik dhe tregtar te vendeve te Korridorit 8 (Itali, Shqiperi, Maqedoni) AMICO.   Te pranishem ne takimin ishin: Ambasadori i Italise ne Shqiperi Saba D’Elia, Drejtoresha e Divizionit VII ne Ministrine e Zhvillimit Ekonomik te Italise Znj. Maria Concetta Pansini; Z. Leonard Beqiri Zv.Ministri i METE, Administratori i i Fiera del Levante Servizi dhe menaxheri i projektit AMICO Z. Massimo Lupis. Moderator i konferences per shtyp ishte Administratori i pergjithshem i Alb-Konfindustria Z. Gjergj Buxhuku.   Programi AMICO eshte pjese e rendesishme e lobingut strategjik te Qeverise se Italise ne bashkepunim me qeverite e vendeve perfituese te rajonit te Ballkanit Perendimor per perafrimin ne kohe te sigurimit te financimeve te ndertimit te Korridorit 8 nga Bashkimi Europian, ne raport me projektet e tjera konkurente ne rajonin e Europes Juglindore. Permendim se Korridori 8 para disa vitesh me vendim te Komisionit te BE  ishte parashikuar te financohet pas vitit 2020, vendim i marre ne favor te projekteve konkurente, kryesisht te projekteve, qe kalonin nga territori i Greqise.   Programi per perafrimin e ndertimit te Korridorit 8 mbeshtetet drejtperdrejt nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik te Italise. Zbatues te programit ne Itali dhe Shqiperi jane perkatesisht Fiera del Levante/Itali dhe Alb-Konfindustria/Shqiperi.   Ne fjalen e  tij Ambasadori i i Italise ne Shqiperi Saba D’Elia theksoi se projekti  AMICO paraqet rendesi te veçante per nxitjen, zhvillimin dhe bashkepunimin ekonomik te Italise, Shqiperise dhe Maqedonise duke qene te hapur dhe per vendet e tjera te rajonit, qe pershkohen nga Korridori 8. Politika e Italise do te vazhdoj te japi rendesine e duhur bashkepunimit te vendeve te mesiperme  me projekte te prekshme, sikunder projekti Amico, qe qendrojne ne lidhjet e drejtperdrejta ndermjet bizneseve te vendeve partnere, duke lene ne pararoje pikerisht institucionet  e rajoneve kufitare italiane sikunder eshte Fiera del Levante dhe rajoni i Puglia-s.   Drejtoresha e Divizionit VII ne Ministrine  e Zhvillimit Ekonomik te Italise Znj. Maria Concetta Pansini paraqiti qellimin strategjik te Italise per  bashkepunimin  ekonomik te vendeve, qe perfshihen ne projekt  duke theksuar se Italia eshte e gatshme te perfshij ne projektet e zhvillimit te gjitha vendet e Ballkanit perfshi edhe Kosoven  duke ju pergjigjur keshtu dhe kerkesave te institucioneve shteterore si dhe perfaqesuesve te medias per perfshirjen edhe te Kosoves ne Projektin AMICO dhe ne projekte te tjera te ngjashme.   Zv ministri i METE  Z. Leonard Beqiri beri nje permbledhje te shkurter te gjithe projekteve te Shqiperise te parashikuara si pjese te Koridorit 8 ne sektore si energjitika, linjat nderkombetare te furnizimit me gaz, nafte, etj. per te cilat portet dhe territori shqiptar paraqitet dhe mund te sherbej si pike fillestare-fundore. Rendesia strategjike e Korridorit  8 shprehet qarte edhe ne faktin se vetem nga transporti i mallrave perfitohet nje ulje kostosh e pergjithshme prej me shume se 1 miliard euro.  Zv. Ministri Beqiri kerkoi  pales italiane perfshirjen e Kosoves ne projektet e zhvillimit te vendeve qe konsiderohen se do te pershkohen nga Korridori 8, duke e arsyetuar me faktin se tashme investimet ne infrastrukturen rrugore, portuale, dhe energjetike praktikisht po lidhin qarte tregjet e Shqiperise dhe Kosoves.     Z. Massimo Lupis, perfaqesuesi i Fiera del Levante  dhe menaxheri i projektit AMICO paraqiti menyren teknike te funksionimit te projektit per lidhjen dhe bashkepunimin ndermjet bizneseve te Italise, Shqiperise dhe Maqedonise. Teknikat qe do te perdoren do te perqendrohen ne dhenien e mbeshtetjes dhe shkembimit te drejtperdrejte te informacionit per bizneset e vendeve te siperpermendura nepermjet sporteleve te perhershme qe do te funksionojne prane Fiera del Levante ne Itali, Alb Konfindustria ne Shqiperi dhe Dhomes se Tregtise ne Maqedoni. Gjithashtu do te perdoren dhe shkembimi elektronik i te dhenave per krijimin partneriteti ndermjet bizneseve te vendeve perfituese nga projekti AMICO.   Perfaqesuesit e Ministrise se Puneve Publike dhe Transportit  te Shqiperise paraqiten ne takim disa probleme te sektorit te transporteve si pasoje e disa taksave shtese per lejet e udhetimeve, qe rendojne kostot dhe pengojne levizjen e mallrave ndermjet Shqiperise, Italise dhe vendeve te tjera te BE.   Te pranishmit u pergjigjen pyetjeve te perfaqesuesve te medias per te gjitha  çeshtjet, qe lidhen me nxitjen e bashkepunimit tregtar ndermjet Italise, Shqiperise dhe Maqedonise si pjese e rendesishme dhe vazhdim i perpjekjeve te Qeverise se Italise per miratimin nga Bashkimi Europian te financimeve te nevojshme per ndertimin e Korridorit 8 si veper infrastrukturore te permasave gjeostrategjike me vlera te jashtezakonshme ekonomike afatgjate per vendet perfituese.   Projekti eshte parashikuar te zgjasi deri ne vitin 2011.  
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara