English   |   Kontakt
 
 
 
Te rishikohet projektligji i Gjykates Administrative
Konfindustria, me cilesine e institucionit nismetar njofton, se se shpejti do te therras per takim ne nje tryeze te perbashket perfaqesues te te gjithe partive politike parlamentare, ekzekutivit si dhe eksperte nderkombetare dhe vendore te fushes me qellim permiresimin e draftit te projekt ligjit te Gjykates Administrative dhe nxitjen e miratimit te tij sa me te shpejte.   Vendimi i pershendetur i Partise Socialiste per hyrje dhe pjesemarrje te plote ne Kuvendin e Shqiperise krijon te gjitha kushtet per shqyrtimin, permiresimin dhe miratimin e shpejte te ligjit te Gjykates Administrative.   Konfindustria, kerkon nga Kuvendi i Shqiperise, qe drafti i projekt ligjit per Gjykaten Administrative, domosdoshmerisht duhet te merret perseri ne shqyrtim nga komisionet parlamentare, per te pasqyruar verejtjet e opozites si dhe grupeve te interesit me qellim rritjen e cilesise dhe efektivitetit gjate zbatimit.   Konfindustria, pas nje shqyrtimi te hollesishem dhe krahasimor profesional me kushtet e Shqiperise dhe pervojen e vendeve te BE arsyeton, se eshte e nevojshme permiresimi ne disa pjese te rendesishme e draftit te projekt ligjit te Gjykates Administrative te shoqeruar dhe me nderhyrje te domosdoshme ne ligje te tjera te legjislacionit ne fuqi.   Mbeshtetur ne kerkesat ne shtim nga ana e biznesit per shqyrtimin profesional, te shpejte dhe te pavarur te çeshtjeve te perballjes me ekzekutivin, ndertimi dhe fillimi sa me i shpejte i punes se Gjykates Administrative eshte kthyer domosdoshmeri, sidomos ne kushtet e pasojave te krizes ekonomike globale.    
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara