English   |   Kontakt
 
 
 
Do te krijohet Agjencia e Vezhgimit te Sistemit te Drejtesise per Konkurueshmerine e Bizneseve
Konfindustria njofton, se ne bashkepunim me institucione te specializuara nderkombetare te fushes eshte duke pergatitur nje plan veprimi per krijimin e Agjencise se Vezhgimit te Sistemit te Drejtesise per Konkurueshmerine e Bizneseve (AVDKB).   Konfindustria, ka marre vendimin per krijimin e Agjencise se mesiperme, mbeshtetur ne ankesat ne shtim nga bizneset, per dukurine teresisht te papranueshme dhe shkaterruese ne afatgjate per ekonomine e vendit, qe perfaqesues te sistemit te drejtesise dhe sidomos te gjyqesorit me vendimet e tyre jo profesionale dhe/ose subjektive po cenojne rende barazine ne treg te bizneseve, duke u perdorur si mjet ne duart e njeres pale per te demtuar konkurentet e tyre ne treg. Dukuria e mesiperme del, se eshte e pranishme ne te gjithe gjykatat e rretheve/qarqeve te vendit ku Tirana ze numrin kryesor.   Agjencia, do te marri ne shqyrtim cdo ankese te bizneseve lidhur me vendime te perfaqesuesve te sistemit te drejtesise, qe kane lidhje me konkurueshmerine. Pas vleresimit nga trupa te specializuara te pavarura dhe krijimit te bindjes, se vendimi eshte ne shkelje te ligjit, Agjencia do te percjelli cdo rast shoqeruar me arsyetimin profesional perkates per ndjekje te metejshme prane institucioneve shteterore si Presidenti i Republikes, Keshilli i Larte i Drejtesise, Ministria e Drejtesise, etj. si edhe perpara opinionit publik. Ne te gjitha rastet dokumentacioni do te shoqerohet se bashku me faturen financiare perkatese te demit te shkaktuar bizneseve.   Konfindustria gjykon se nje sistem gjyqesor i korruptuar dhe jo profesional, qe nuk jep drejtesi, por behet pale per te luftuar konkurencen ndermjet subjekteve ne treg jo vetem godet me pasoja te pallogaritshme biznesin dhe efektivitetin e ekonomise kombetare ne afatgjate, por njekohesisht ne thelbin e tij eshte varroses i vete shtetit demokratik.    
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara