| |
| |
| Pasojat e pritshme te privatizimit te Albtelekom ne tregun strategjik te telekomunikacioneve |
|
Konfindustria shpreh shqetesimin e saj per menyren e privatizimit te “Albtelekomâ€.
- Shqetesimi lidhet, para se gjithash me kalimin e sigurte edhe te nje sektori tjeter strategjik si telefonia bazike nga monopol publik ne monopol privat, me gjithe pasojat e renda shoqeruese te saj ne zhvillimin ekonomik te vendit dhe mireqenien e qytetareve shqiptare. - Shqetesimi shtohet kur kemi te bejme me mosberjen publike te termave kryesore te marreveshjes se kesaj shitje kaq te rendesishme, sidomos ne ceshtjen e zoterimit te sistemeve transmetuese, te interkonjeksionit dhe fibrave optike, qe jane pasuri e madhe kombetare, kusht i rendesishem per zhvillimin e sukseshem te tregut strategjik ne fjale dhe burim i madh te ardhurash. - Me kete veprim, Shqiperia mbetet nga vendet e vetme ne Europe, qe nuk ka operator publik ne sektorin strategjik te telefonise bazike dhe celulare. Ne kushtet kur institucionet rregullatore te tregut te telekomunikacionit ne vend jane objektivisht te paafta te kontrollojne sjelljet monopoliste te pritshme te zoteruesve te rinj te Albtelekom, pasojat do te jene te renda per qytetaret, biznesin dhe ekonomine shqiptare. Sjellja monopoliste krejtesisht e pakontrolluar e kompanive celulare deri me sot, jane shembull i qarte per sa me siper.
Konfindustria mbeshtetur ne shpjegimin e mesiperm, pervojen e deritashme shqiptare te tregjeve te ngjashme te telefonise celulare, etj. mendon se sikurse ne vendet e tjera te BE dhe rajonit duhej te mbahej paketa kontrolluese e kompanise “ Albtelekom†nga ana e shtetit dhe duhej te kalohej ne privatizimin e shumices se kapitalit te kesaj kompanie, aktualisht dhe potencialisht shume fitimprurese, ne forme aksionesh qytetareve shqiptare nepermjet burses dhe paketave te pjesshme per investitore shqiptare dhe te huaj. Veprimi i mesiperm mund te shoqerohej:- me privatizimin e manaxhimit te kompanise nga grupe nderkombetare te specializuara dhe njekohesisht te vazhdohej - me liberalizimin e tregut te telefonise bazike dhe celulare nepermjet dhenies se licencave per operatore te rinj te vendit dhe te huaj te interesuar.
Vetem ne kete menyre do te mund te krijonim hapesirat investuese kaq te pakta te sotme per qytetaret dhe biznesin, te pengonim sjelljet monopoliste me pasoja te renda ndaj konsumatoreve, por edhe te mos perballeshim perseri me shtimin e sigurte te daljes se pakontrolluar te parave shqiptare ne shifra prej qindra milion dollaresh te tjere jashte vendit, me pasoja ne gjithe ecurine e sektoreve te tjere ekonomike ne afatgjate.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|