English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria, shpreh shqetesimin per uljen e theksuar te shpenzimeve buxhetore
Konfindustria, shpreh shqetesimin per uljen e theksuar te shpenzimeve buxhetore ne vitin fiskal 2010 pasoje e ndryshimeve te ndjeshme te politikave buxhetore te parashikuara dhe te paraqitura nga qeveria shqiptare per miratim ne Kuvendin e Shqiperise. Konfindustria vlereson, se vendimarrja politike duhet te tregohet me e guximshme ne politikat e saj buxhetore per te mos prekur investimet kapitale te domosdoshme per arritjen e zhvillimit ekonomik te vendit. Mbajtja me çdo kusht dhe qellim ne vetvete e “Qendrueshmerise makroekonomike te varferise” si politika, qe FMN kerkon dhe qeveria ka pranuar, nuk mund te ndihmoj ne zhvillimin e ekonomise reale si burimin e vertete te punesimit dhe mireqenies se qytetareve shqiptare.    
Sa me siper arsyetohet, nese do te gjykojme, se ndodhemi ne kushtet - kur te gjitha shenjat e ardhura nga ekonomia europiane dhe boterore tregojne per fillimin e tejkalimit te krizes financiare, - mbeshtetur ne gjendjen dhe veçorite e ekonomise reale shqiptare, ku permiresimi ne tregjet nderkombetare kerkon nje hapesire kohore te domosdshme per tu shfaqur, - kur ende borxhi sovran prej afer 59 % ndaj PPB si dhe treguesit e tjere makroekonomike te japin ende hapesira te mjaftueshme krahesuar me vende te tjera te rajonit dhe BE per manovrime me norma me te larta huamarrje dhe defiçiti buxhetor.
Aq me shume perforcohet kerkesa e mesiperme nese do te vleresojme, se ekonomia reale e vendit ndodhet ne kushtet - kur pasojat e krizes financiare boterore per veçorite e ekonomise reale shqiptare vazhdojne te jene te prekshme, - kur ndihet dukshem nevoja per likuiditet ne ekonomine dhe veçanerisht per ne industrite shqiptare te prodhimit te mallrave dhe sherbimeve, - kur ndodhemi ne kushtet e shtrengimit te mases dhe termave te kreditimit nga sistemi bankar ulja e shpenzimeve buxhetore, ndikimi i uljes se shpenzimeve buxhetore pritet te jete i dukshem ne pjesen e mbetur te vitit duke rritur veshtiresite financiare deri ne falimentim te nje pjese te rendesishme te industrive te vendit.  
Konfindustria mendon, se jane te gjitha mundesite, qe pa ulur financimin e investimeve kapitale te parashikuara ne buxhetin e shtetit, burime financiare te rendesishme te rritjes ekonomike te vendit mund dhe duhet te sigurohen nga rregullimi i funksionimit te tregjeve kryesore te vendit si - telefonia e levizshme dhe bazike, - tregu i karburanteve, etj., qe realizohen ne kushtet e pothuaj oligopolit, - terheqja e drejtperdrejte e kursimeve te qytetareve dhe subjekteve per bonot e thesarit, etj.
Njekohesisht eshte plotesisht e mundur, qe nje sistem me efikas i administrimit fiskal te mbaj ne vend nje sasi mjaft te madhe te burimeve valutore te siguruara kryesisht ne tregje monopol te ekonomise dhe qe padrejtesisht dalin jashte vendit. Kryerja e shpejte e amnistise fiskale eshte nje tjeter mjet per te futur ne sistemin financiar te vendit mjete monetare te nevojshme ne kete çast te veshtire per ekonomine e vendit.
 
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara