English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria ka pergatitur raportin 6 mujor per gjendjen e sektoreve industriale
 
Konfindustria, ka pergatitur raportin periodik krahesimor 6 mujor per gjendjen e sektoreve industriale te vendit. Mbeshtetur ne te dhenat e ardhura nga grupet e industrive te ndara sipas sektoreve kryesore ne menyre te permbledhur eshte arritur ne perfundimin se gjendja e prodhimit industrial ne vend ne vija te pergjithshme eshte e njejte me 6 mujorin e dyte te vitit 2009 me vecori kryesore vazhdimesine e mungesave te likuiditetit. Njekohesisht kryesisht ne sektoret, qe prodhojne per eksport jane vene re shenja  permiresimi krahesimisht me vitin 2009.
Konfindustria ne analizen krahesuese te sektoreve industriale te vendit eshte mbeshtetur ne 2 tregues baze 
1- Treguesin e “shitjeve te realizuara”,
2- Treguesin e “fitimit” 
Sipas sektoreve industriale kemi paraqitjen e meposhteme: 
1- Sektori i industrive ushqimore te prodhimeve plotesisht bazike per nevojat e konsumatoreve si:
- industria e miellit dhe nenprodhimeve te tij, -industria e mishit dhe nenprodhimeve te tij, pergjithesisht kane treguar qendrueshmeri ne 6 mujorin e pare te vitit 2010 per treguesin e “shitjeve” krahesimisht me 6 mujorin e dyte te vitit 2009. Nderkohe, qe industrite e mesiperme kane renie te ndjeshme te treguesit te “fitimit” kryesisht si pasoje e veprimit te bashkrenduar dhe grumbullues/kumulativ te dobesimit te Lekut kryesisht kundrejt Dollarit amerikan dhe njekohesisht rritjes se cmimit te lendeve te para si “dritherat” dhe “mishi” ne tregjet nderkombetare.
2- Sektore te industrise ushqimore te prodhimeve jo bazike per nevojat e konsumatoreve si:
-industria e prodhimeve joalkoolike, - industria e prodhimeve alkoolike, - industria e birres, - industria e konservave, etj. kemi renie te treguesit te “shitjeve” shoqeruar dhe renie te treguesit te “fitimeve”.
3- Sektoret industriale te lidhur drejtperdrejt ose terthorazi me sektorin e” ndertimit” si: - industria mekanike, - industria e prodhimit te celikut, - industria e perpunimit te hekurit&llamarinave, - industria e prodhimit te tullave dhe tjegullave, - industria e mobiljeve, - industria e prodhimit te plastikes, letres, etj.
kane tregues negative per 6 mujorin e pare te vitit ne vazhdim krahesimisht te njejtes periudhe te vitit 2009 dhe ne gjendje pergjithesisht te njejte me 6 mujorin e dyte te vitit 2009.
Ne mjaft nga sektoret e lartpermendur vihet re dhe nje shkalle e larte e vonesave te pagesave nga te tretet/porositesit per volumet e prodhimeve te kryera.  
4-Sektoret e industrise se rende si : - industria e prodhimit te energjise elektrike, - industria e prodhimit te naftes, - industrite e prodhimit te mineraleve,
kane patur tregues te permiresuar te shitjeve dhe fitimit ne 6 mujorin e vitit 2010 krahesimisht 6 mujorin e pare dhe te dyte te vitit 2009.
Permiresime dhe i njejti perfundim eshte edhe per industrite “fason”(kryesisht kepuce, tekstile) te realizuara ne 6 mujorin e pare te vitit 2010 krahesimisht me vitit 2009. 
 
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara