Shqetesim per rritjen e perseritur te tarifes se abonimit nga AlbTelekom
Konfindustria,
shpreh shqetesimin per rritjen e perseritur te tarifes se abonimit ne kompanine
e telefonise fikse AlbTelekom per qytetaret dhe bizneset, qe pritet te hyje ne
fuqi ne muajin shtator 2010. Sipas te dhenave parashikohet nje shtim i tarifes
se abonimit vetem per qytetaret prej 28% perfshi edhe TVSH krahesimisht vleres
se tashme. Pas privatizimit te kompanise
jane rritur ne menyre te perseritur tarifat e abonimit per bizneset dhe
qytetaret. Ne vlere te plote perfshi edhe rritjen e fundit jane me dhjetra
milion $ shtim i te ardhurave te kompanise ne ngarkese te kostove te bizneseve
dhe qytetareve nga tarifa fikse e abonimit, krejtesisht e shkeputur dhe pavaresisht
cilesise se sherbimit.
Konfindustria,
kerkon nga vendimarrja politike te kerkoje nga enti dhe institucionet
rregullatore te ngarkuar me ligj
AKEP-Autoriteti i
Komunikimeve Elektronike dhe Postave,
qe sa me shpejt te kryej tejdukshmerine e
procesit ne fjale perballe interesit publik. Eshte e papranueshme dhe
njekohesisht edhe nje shembull i keq per sektoret e tjere strategjike te
ekonomise, qe rregullohen me ligj te vecante dhe jane me ndikim te ndjeshem ne
interesin publik dhe ekonomine e vendit, qe rritja e cmimeve te mos i
neshtrohet nje debati te hapur ku te paraqiten qarte te gjithe arsyet
profesionale per pranimin e kerkesave te operatoreve private. Sa me siper eshte
e vlefshme, sepse kompania AlbTelekom eshte pothuajse ne poziten monopol ne
tregun shqiptar te telefonise se palevizshme dhe cdo rritje cmimesh/tarifash
duhet te miratohet nga entet vezhguese publike, qe kane pergjegjesi te plote
publike dhe ligjore. Nderkohe te kerkosh ne menyre te perseritur ne nje kohe
shume te shkurter rritje cmimesh sikurse ka ndodhur me kompanine AlbTelekom pas
privatizimit, ne kohen kur ne tregjet e vendeve te tjera jane vene re ulje te
ndjeshme sidomos ne sektorin e telefonise, nuk eshte lehtesisht e arsyetueshme.
Konfindustria,
kerkon nga Qeveria Shqiptare, Autoriteti i Konkurences, qe sa me shpejt te
ndermarrin masat e duhura ne zbatim te ligjit ne mbrojtje te interesit publik. Ne
rast te kundert vihet ne dyshim vullneti dhe aftesia e enteve rregullatore per
mbarevajtjen e sektorit strategjik te telefonise, duke vene ne dyshim edhe vete
procesin e privatizimit te sektorit ne fjale. Gjithashtu rrezikojme, qe edhe
kompanite e tjera private, qe veprojne ne sektoret e tjere strategjike si p.sh
energjitika, duke pare paaftesine rregullatore te institucioneve shqiptare te kerkojne
rritje cmimesh ne dem te interesit publik, duke rrezikuar deri prishje te
qendrueshmerise makroekonomike dhe zhvillimit afatgjate te ekonomise kombetare.
Nisma
+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]