English   |   Kontakt
 
 
 
Qeveria, vonesa ne kryerjen e amnistinë fiskale
Konfindustria veren me shqetesim, se Qeveria shqiptare me vonesat e saj te paarsyetuara ne kryerjen e faljes fiskale ka humbur hapesiren kohore me te pershtashme te vitit te zbatimit te proçesit ne fjale, qe perkon me kthimin e emigranteve per pushimet e veres ne atdhe.
Falja fiskale, duke patur parasysh veçorite e ekonomise kombetare, ne rradhe te pare duhet ti drejtohet qytetareve shqiptare dhe kryesisht atyre, qe jetojne jashte vendit. Pikerisht kthimi i tyre i pervitshem me rastin e pushimeve te veres duhet te shoqerohej me nje strategji te qarte ligjore dhe teknike te pergatitur me kohe nga ana e ekzekutivit, me qellim qe te behej e mundur ndergjegjesimi, sqarimi dhe zbatimi ne praktike i faljes fiskale per qytetaret.  Do te ishte me ndikim te ndjeshem per mire ne ekonomine kombetare hyrja e flukseve financiare nga jashte ne kushtet kur kerkesa per likuiditet nga biznesi eshte tejet e madhe dhe pasojat e krizes boterore jane te prekshme. Aq me shume do te ishte e rendesishme kryerja e faljes fiskale dhe rritja e te hyrave financiare ne ekonomine shqiptare pas shkurtimeve te thella qeveritare ne buxhetin e ndryshuar ne korrikun e vitit 2010.
Shqetesimi i mesiperm i Konfindustrise vjen nderkohe, qe vendet e tjera konkurente te rajonit po veprojne me shpejtesi deri ne veprime te deshperuara per terheqjen e flukseve financiare nderkombetare drejt ekonomive te tyre. Kihet parasysh sa me siper nisma e fundit e qeverise se Malit te Zi per shitjen e nenshtetesise per qytetaret e huaj, qe investojne 500 mije euro, vendimin e paradokohshmem te Qeverise se Greqise per fillimin e zbatimit me shpejtesi te amnistise per hyrjet ne sistemin bankar te depozitave nga vendet e treta, faljen e perseritur e te njepasnjeshme fiskale te Qeverise se Italise, etj.
Eshte krejtesisht e papranueshme, qe ne nje hapesire kohore 20 vjeçare te ndryshimeve kaq te thella ekonomike, fiskale dhe institucionale, Shqiperia te mbetet i vetmi vend ne Europe perfshi edhe vendet e BE, qe nuk ka kryer asnje falje fiskale te vertete.
 
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara