English   |   Kontakt
 
 
 
Trazirat ne Himare rrezikojne ekonomine
Konfindustria shpreh shqetesimin dhe keqardhjen e saj per mundesine e prekshme te rrenimit ekonomik te banoreve te qytetit te Himares dhe rrezikimin e investimeve te kryera nga ne industrine turistike nga veprimet e papergjegjshme te perfaqesuesve te qeverisjes vendore te saj.  Pasoja e drejtperdrejta te qendrimeve te disa diteve me pare dhe te perseritura ne kohe te mbajtura nga perfaqesues te pushtetit vendor te Himares mund te jene largimi i masiv i pushuesve ne vitet ne vazhdim drejt qendrave te tjera te shumta te bregdetit jugor shqiptar duke filluar nga Dhermi, Palasa, Vunoi, Lukova, Qeparo, Borshi  etj., duke lene si ishull te vetmuar qytetin e Himares dhe duke rrenuar keshtu ekonomikisht investimet e kryera nga qytetaret himariot. Qytetaret e Himares kane si burim kryesor jetese pikerisht te ardhurat nga turizmi i  pushuesve te ardhur nga te gjitha hapesirat  shqiptare. 
Konfindustria vlereson, se perdorimi politik nga qarqe te caktura brenda dhe jashte vendit i ngjarjeve te rastesishme njerezore, qe mund te ndodhin ne çdo kohe dhe ne çdo vend, sikurse ishte aksidenti tragjik qe ndodhi para disa diteve ne qytetin e Himares, ne menyre te drejtperdrejte perveç qellimeve te pastra antishqiptare, drejtohet ndaj zhvillimit te ndjeshem te industrise se turizmit ne Shqiperi. Me kahjen e deritashme te zhvillimit te industrise se turizmit, Shqiperia behet nje konkurrent i rendesishem i vendeve te rajonit. Industria turistike ka nje ndikim te drejtperdrejte ne te ardhurat per ekonomine kombetare duke dhene mbi 10% te PBB dhe duke mbeshtetur industrite prodhuese dhe te sherbimeve ne vend. Konfindustria i kerkon Qeverise shqiptare, qe te zbatoj masat me te ashpra ligjore per te mos lejuar ne asnje menyre perseritjen e mbylljes se rrugeve kombetare ne asnje rast dhe sidomos ne kulmin kohor te zhvillimit te turizmit. Gjithashtu, duhen gjetur menyrat e duhura per mbrojtjen e dinjitetit kombetar dhe per te mos lejuar shkaterrimin ekonomik te investimeve turistike te qytetareve te Himares nga veprimet e perseritura te qarqeve antishqiptare brenda dhe jashte vendit.
 
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara